E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Lartë, mazhoranca rrëzon kandidatin Sokol Çomo, u sponsorizua nga opozita

PD: Ka mangësi dhe mungesë besueshmërie në integritetin profesional dhe atë moral. Opozita braktis mbledhjen e komisionit të ligjeve në shenjë proteste. Shtyhet votimi për kandidaturën e Vexhi Muçmata


Komisioni i përhershëm parlamentar i ligjeve ka rrëzuar sot kandidaturën për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Sokol çomo, ndërsa ka miratuar në unitet kandidatin Mehdi Bici. Pas seancave të gjata dëgjimore dhe plot të debatuara, komisioni i ligjeve i mbledhur sot paradite, ka miratuar relacionin për 3 kandidaturat. Deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës debatuan për kandidatin Sokol çomo, ku përfaqësuesit e PS-së kundërshtuan qëndrimin e PD-së për rrëzimin e tij. Pas largimit të deputetëve nga komisioni, shumica votoi për rrëzimin e çomos ndërsa “çoi” për votim në parlament kandidaturën tjetër, Mehdi Bici. Deputeti demokrat, Fatos Hoxha lexoi relacionin mbi Sokol Comon, kandidatin e zgjedhur për Gjykatën e Lartë nga Presidenti duke propozuar rrëzimin e tij. Hoxha theksoi se kandidatura e çomo ka mangësi dhe mungesë besueshmërie në integritetin profesional dhe atë moral. Sipas Hoxhës, karriera e çomos është sponsorizuar dhe mbështetur nga PS, ndaj kjo dhe arsyet e mësiperme tha ai duke lexuar relacionin cojnë në propozimin për rrëzimin e çomos si kandidaturë për Gjykatën e Lartë. Presidenti i Republikës propozoi pak ditë më parë 3 kandidatura për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Përmes aplikimit të rregullores së re të Kuvendit, duke vendosur kështu një standard të ri në përcaktimin e kritereve për emërimet në sistemin e Drejtësisë, mazhoranca ka rekuperuar disa nga defektet e hershme të përzgjedhjes së elementëve. Kësisoj, nuk është i rastësishëm fakti që vetëm brenda 2 apo 3 javëve, janë rrëzuar kandidaturat e 3 gjyqtarëve, të cilët janë etiketuar si ose me mangësi profesionale ose kanë qenë pjesë e dënimeve politike të nomeklaturës komuniste. Rrëzimi i kandidaturës së sotme, të Sokol çomo, lidhet me arsyetimin e mungesës së besueshmërisë dhe integritetit profesional. Sipas mazhorancës, emri i Comos nuk është i besueshëm e për pasojë nuk plotëson kriteret per emërimin në Gjykatën e Lartë, e nga ana tjetër çomo është sponsorizuar në karrierën e tij nga PS. Por, një gjë e tillë është kundërshtuar nga socialistët. Nga ana tjetër, komisioni i ligjeve ka shtyrë vendimin për Muçmataj, i cili gjatë seancës dëgjimore dje, ësshtë treguar i dyshimtë para deputetëve, duke mos mbrojtur karrierën e tij dhe lënien e saj në dorë të frazës; “nuk mbaj mend”. Përsa kohë do të pritet relacioni përmbyllës, për kandidatin për Gjykatën e Lartë, Vexhi Muçmata, nuk ka ende një vend, pavarësisht se deputetët e mazhorancës raportuan dje në Komisionin e Ligjeve të dhëna të argumentuara se kandidati në fjalë ka qenë anëtarë partie në vitet ‘88-’90 dhe se ka marrë pjesë në disa procese gjyqësore, vendimi i të cilave ka qenë i formës së prerë, me vdekje. Veç këtyre, për kandidatin Muçmata e rrit mosbesueshmërinë klasifikimi i tij në rangun e gjyqtarëve më të pasur, gjë të cilën e ka mohuar, duke u justifikuar se është një keqllogaritje e ekspertëve të ILDKP-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›