E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për bombë tek ish-parku Rinia

Ish-parku "Rinia"

Forca të policisë në vendngjarje

Alarm për bombë tek ish-parku Rinia. Ekspertët e policisë anti-eksploziv kanë hyrën ë një ambientet kompleksit Tajvan për të kontrolluar nëse ka lëndë eksplozive pas marrjes së një telefonate anonime. Deri tani nuk është zbuluar asnjë element i dyshimtë.

Telefonat është kryer në drejtim të Komisariatit të Policisë Vlorë dhe më pas “alarmi” i është kaluar Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.

Qytetarët janë evakuuar nga ambientet e lokalit. Dyshohet se alarmi për bombë mund të ketë qenë fals. Pritet që të kontrollohet edhe ambienti i jashtëm.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar personin i cili ka kryer telefonatën në Komisariatin e Policisë Vlorë. /F.S/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›