Alberto Aquilani mbërrin në Milano

Alberto Aquilani ka mbërritur në airportin Orio al Serio të Milanit të mërkurën mbrëma.
Mesfushori sot do ti nënshtrohet testeve mjekësore ndërsa pritet edhe nënshkrimi i kontratës me drejtuesit e Milanit.
Ende nuk janë dhënë shumë detaje, por blerja e mesfushorit të kombëtares italiane pritet ta ndihmoj Milanin në këtë repart ndërsa spekulohet se ai do të mbajë numrin 14 në fanellë.