Versioni i ri i Yahoo Mail arrin 100 milion përdorues në muaj
Versioni i ri i Yahoo Mail u bë i disponueshëm për përdoruesit vetëm pak muaj më parë. Kompania ka arritur një objektiv të rëndësishëm, 100 milion përdorues aktiv në muaj.
Opsionet e reja në postën e Yahoo përfshin integrimin me mesazhet e Facebook, Twitter, Zynga dhe shërbime të tjera poste. Yahoo me 50 “veshjet” e reja të faqes e ka bërë atë më të personalizueshme, bashkë me një motor kërkimi të perfeksionuar dhe të shpejtë.
Yahoo ka dhënë lajmin se është duke punuar në opsione të reja të cilat janë sugjeruar nga përdoruesit, përfshirë këtu vendosjen e një menuje për mesazhet në fund të faqes.
Në maj Yahoo arriti 90 milion llogari të regjistruara dhe me 289 milion persona që përdorin shërbimin e postës që ofron është bërë shërbimi i postës elektronike më i madh në botë. Por kohët e fundit shërbimi i postës është përballur me një konkurrencë të fuqishme nga ana e Gmail dhe Hotmail, prej të cilave po humb një pjesë të mirë të tregut.
(a.h/BalkanWeb)