Benzema mban trofeun “Bernabeu”

Karim Benzema ka shkëlqyer në ndeshjen që Real Madrid e ka fituar kundër Galatasarayt për të fituar trofeun Bernabeu. Benzema ka shënuar golin e fitores në ndeshjen 2-1 dhe ka pasur paraqitjen më të mirë në fushë.
Galatasaray ka kaluar në epërsi i pari me Inan që prej minutës së 10. Sergio Ramos ka barazuar në minutën e 34, kurse Benzema ka shënuar në minutën e 51.
Ndeshja ka shërbyer më shumë për tifozët vendës që t`i japin përkrahje të plotë trajnerit të tyre, Jose Mouriho.