Deshton arratisja e shqiptareve nga burgu
VENECIA - Dy te burgosur shqiptare dhe nje bashke-vuajtes i tyre ne Itali, kane deshtuar gjate nates, duke u gdhire dita e djeshme, ne tentativen per t'u arratisur nga burgu i Santa Maria Maxhore-s ne Venecia. Nga burimet e policise eshte bere e ditur se, tre te burgosurit kishin arritur qe te hapnin nje vrime ne murin e qelise, dhe me pas duhej te dilnin ne rruge qe te largoheshin me nje makine. Por ata jane pikasur nga rojet dhe u ndaluan, sapo kishin kapercyer murin rrethues te burgut. Shqiptaret, emrat e te cileve nuk behen publike ishin te moshave 24 dhe 27 vjecare dhe prisnin gjykimin, pasi ishin arrestuar per vjedhje, ndersa moldavi, qe ishte me ta, akuzohet per vrasje. Pasi jane kapur ne tentative arratisje ata jane rikthyer ne qeli dhe ndaj tyre do te shtohet dhe nje tjeter akuze, kjo e largimit nga vendi i vuajtjes se denimit.
A. Cena
A. Cena