Reforma, mjeket kerkojne rritje te pages
Reforma ne sistemin shendetesor qe te jete sa me e suksesshme duhet te shoqerohet me krijimin e nje regjistri, qe te permbaje te gjitha te dhenat per pacientet. Por nuk eshte vetem kjo, nisma e marre duhet te shoqerohet edhe me paga me te larta per mjeket, me kushte me te mira pune dhe me pergjegjesi me te medha, si nga bluzat e bardha, ashtu edhe nga pacientet. Keto kane qene disa nga kerkesat e shefave te pavijoneve dhe mjekeve te QSUT-se. "Pacienti eshte ai qe do te jete ne qender te vemendjes. Do te jene sherbimet maksimale, ne menyre qe ai te mos sorollatet, te marre sherbimin e duhur mjekesor, te trajtohet ne menyre korrekte" eshte shprehur shefi i Sherbimit te Nefrologjise, Nestor Thereska. Ai e shikon kete reforme edhe si nje faktor qe do te ndikoje ne permiresimin e marredhenieve mjeke-paciente, ku ky i fundit do te fitoje sherbimin shendetesor ne parametra ideale. Ai gjithashtu deklaron se pas kaq vitesh pune, cdo sherbim e di perafersisht koston e diagnozave qe ofron, por nuk mendon se mospercaktimi i kostos duhet te kthehet ne nje pengese per kete reforme te nisur. Sipas kreut te pavijonit te Nefrologjise reforma spitalore eshte e gjere, ajo ka disa drejtime dhe disa mekanizma qe e cojne perpara. Sipas tij, reforma lidhet me burimet njerezore, autonomine apo decentralizimin nga poshte-lart, por e rendesishme eshte qe mjeku ta ndjeje ate, ta preke. Ai deklaron se mjeku duhet te kete pergjegjesi, por nga ana tjeter reforma duhet ta motivoje ate, qe do te thote paga me te larta, kushte me te mira pune, etj. "Shefat e sherbimit te QSUT-se jane aktoret me te medhenj te reformes, te kesaj skeme. Vete mjeket qe drejtojne sherbimet jane ne qender te saj, ndaj ata duhet ta diskutojne ate", - thote Thereska.
Kostot e sherbimeve
Per shefin e Nefrologjise reforma ka filluar me hapa te matura, pasi kostoja e nje sherbimi eshte nje nga elementet e zbatimit te kesaj reforme, duke theksuar se pas shume viteve pune, me perafersi dihet se sa kushton nje i semure ne nje sherbim.
Kostot e sherbimeve
Per shefin e Nefrologjise reforma ka filluar me hapa te matura, pasi kostoja e nje sherbimi eshte nje nga elementet e zbatimit te kesaj reforme, duke theksuar se pas shume viteve pune, me perafersi dihet se sa kushton nje i semure ne nje sherbim.