Pajaziti: Incidentet në veri pa prapavijë etnike
Prishtinë-Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thënë për BBC-në se incidentet e fundit në veri të vendit janë shkaktuar nga grupe kriminale dhe nuk kanë prapavijë etnike. Ministri kosovar theksoi se institucionet janë në rrugë të mirë të shtrirjes së pushtetit të tyre edhe në veri të vendit dhe forcimit të sundimit të ligjit.
"Ende jemi në një kohë kur nuk i kemi të konsoliduara të gjitha institucionet në veri dhe kjo shkakton telashe në jetën normale të njerëzve atje. Por është e rëndësishme të thuhet se situata e sigurisë në përgjithësi është stabile dhe ka shenja pozitive të ndërtimit të institucioneve në gjithë territorin, sidomos pas vendosjes së EULEX-it dhe vendosjes së pikave doganore", u shpreh ministri Pajaziti.
Pajaziti gjithashtu ka deklaruar se Qeveria e vendit i është përgjigjur pozitivisht kërkesave të banorëve të asaj pjese të Kosovës, për shtim të masave të sigurisë. "Ne kemi shtuar masat e sigurisë sidomos pas incidenteve. Përveç njësive speciale këto ditë kemi vendosur edhe patrullime të përziera të policisë dhe kemi ndërmarrë hapa për luftimin e krimit, që është një element determinues i kësaj situate që mbretëron", theksoi ai.