Dështon edhe Said Prizreni
Edhe mundësi Said Prizreni dështoi. Asnjë medalje, shumë zhgënjime. Këto ofruan 11 sportistët shqiptarë në Lojërat Olimpike të Kinës, pavarësisht se drejtuesit më të lartë të delegacionit kuqezi në “Pekin 2008” po përpiqen të gjejnë argumente justifikuese në lidhje me paraqitjen e dobët, ku rezultati më i mirë ishte vendi i gjashtë i arrtur nga peshëngritësja Romela Begaj në peshën 58 kg. Ka marrë fund aventura e përfaqësueses kuqezi në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”. Shpresa e fundit për një medalje në këtë Olimpiadë, Sahit Prizreni është eliminuar që në raundin e dytë të mundjes së lirë në peshën 60 kg. Prizreni, i fundit në konkurrim për tanët është mundur me pikë teknike 3-0 në 1/8 e finaleve nga mundësi nga Kirgistani dhe kampioni i kontinentit aziatik Bazar Bazargurujev. Kështu Prizreni regjistroi në sfidën olimpike një tjetër rezultat negativ për ekipin olimpik shqiptar. Në përfundim të konkurrimit, sportisti i fundit shqiptar që garoi në këtë Olimpiadë u rendit i 16-ti në klasifikimin e përgjithshëm nga 19 pjesëmarrës. Prizreni la pas vetes mundësin armen Martin Berberjan, egjiptianin Hasan Madani dhe përfaqësuesin e ekipit olimpik të Amerikës, Majk Zedik. Medalja e e artë shkoi për kampionin olimpik dhe të botës në fuqi, rusin Mavlet Batirov.
20 Gusht 2008