Leo Mesi “poshtëron” Ronaldinjon
Serxhio Aguero shënoi dy gola brenda shtatë minutave të pjesës së dytë, ndërsa Rikelme me penalltinë e realizuar prej tij i dha një “shkelm” të madh Brazilit në gjysmëfinale, duke i dhënë Argjentinë një vend në finale. Bardhekaltërit e udhëhequr nga Rikelme e Mesi do të përballet me Nigerinë në finalen e Lojërave Olimpike të Pekin 2008. argjentinasit arritën një fitore të çmuar me Brazilin 3-0, duke siguruar kështu nj vend në sfidën madhe. Në gjysmëfinalet e luajtura dje, Argjentina shkërmoqi Brazilin. Një 3-0 që nuk lë dyshime në mënyrën sesi është zhvilluar ndeshja, pasi verdhjeshilët kanë qenë thuajse të pafuqishëm përballë organizimit të kundërshtarëve dhe viktima të ritmit të tyre të ngadaltë. Dinjo me shokë nuk arrijnë kurrë të bëhen të rrezikshëm. Në pjesën e dytë, dygolëshi i Agueros çarmatosi brazilianët dhe goditja e fundit e Rikelmes nga pika e bardhë e penalltisë firmos 3-0. Pas golit të parë të Agueros, Brazili kërkon të reagojë disi, por mbetet pa mend pas golit të dytë të asit të Atletikos së Madridit. Dy shtyllat e goditura nga Sobis dhe Ronaldinjo shkatërrojnë nervat e Brazilit, që dorëzohet. Në ndeshjen tjetër, Nigeria ka dhuruar një spektakël të vërtetë dhe shumë emocione përballë Belgjikës. Afrikanët kanë dominuar krejt takimin, madje kanë qenë autorë të mjaft lëvizjeve dhe kombinimeve spektakolare që kanë sjellë ovacione në stadiumin e Shangait. Takimi përfundon 4-1 për afrikanët, që në pjesën e dytë kanë shpërthyer me tre gola. Autorët ishin Adafemi në minutën e 18-të, Edu në minutat 60’, 73’ dhe Okonkvo në minutën e 79’. Golin e ngushëllimit për Belgjikën e shënoi Kiman kur duheshin dhe 60 sekonda nga përfundimi i kohës së rregullt.
ATLETIKË – Britanikja Kristin Ohuruogu ka fituar medaljen e artë në garën e 400 metrave për femra në Lojërat Olimpike të Pekinit. Atletja britanike ka vrapuar në kohën 49’’62, duke dalë përpara xhamajkanes Sherika Ulliams, që ka fituar medaljen e argjendtë me kohën 49’’69 dhe amerikanes Sanja Riçards, e cila ka siguruar medaljen e bronzit me kohën 19’’93. Ishte pikërisht Riçards ajo që po udhëhiqte garën, por kur kishin mbetur dhe 100 metra pësoi një rënie në kohën e saj të vrapimit duke i lejuar dy kundërshtareve mundësinë për të rikuperuar dhe kaluar Riçards, që mori vetëm medaljen e bronztë.
ÇIKLIZËM - Çiklisti britanik Kris Hoi ka fituar medaljen e tretë të artë në Pekin 2008. Ky është suksesi i dytë për një britanik, pas 100 vjetëve ku të njëjtin rezultat arriti edhe notari Henri Teilor. skocezi mundi shokun tij të skuadrës Kenin në garën e sprintit. ë garën e parë, skocezi pati me të vërtetë punë nga shoku i tij i skuadrës, i cili fitoi këtë duel. Por në të dytën Hoi u tregua më i shpejtë, duke dominuar garën dhe arriti që të siguronte fitoren.
BASKETBOLL - Përfaqësuesja e femrave e SHBA-së ka fituar përballjen me Korenë e Jugut në ndeshjen çerekfinale të Lojërave Olimpike të Pekinit, me rezultatin 104-60. Amerikanet tani pritet që të përballen me ekipin e Rusisë. Kjo ndeshje do të luhet ditën e nesërme. Amerikanet janë shumë në formë dhe do të synojnë që të triumfojnë në këtë garë. Qëllimi i ekipit të basketbollit të femrave është që ti sjellin sërish SHBA triumfin në këtë sport. Ato kanë treguar se janë rivale shumë të forta dhe se do të jetë e vështirë që ti mposhtin
TRIATLON - Gjermani, Jan Frodeno ka fituar medaljen e artë në triatlon në Lojërat Olimpike në Pekin. Frodeno pas 1500 metrave not, 40 km pedalim me biçikletë dhe 10 km vrapim arriti t'i gëzohet fitores në metrat e fundit para kanadezit, Simon Uitfield, i cili ishte i artë në Sidnei në vitin 2000. Ndërkohë medalja e bronztë i takoi garuesit nga Zelanda e Re, Bevan Dosherti. Frodeno është ish-notar, i cili me triatlon fillojë të merret para tetë vitesh dhe deri më tash suksesi i tij më i madh ishte në Kampionatin botëror në vitin 2007, kur zuri vendin e gjashtë.
GJIMNASTIKË- Polonia është stolisur me medaljen e parë të artë në gjimnastikë në Pekin. Në kërcimin mbi kali më i suksesshmi ishte Leszhek Banik. Medalja e argjendtë i takoi francezit, Buhail, kurse medalja e bronztë rusit Golotsutskov. Britaniku Pol Gudison ka fituar medaljen e artë në lundrim me vela, në klasën e ashtuquajtur Laser. Në këtë mënyrë Gudison ia sjelli Britanisë së Madhe medaljen e tretë të artë në Lojërat Olimpike në Pekin.
20 Gusht 2008