E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështon eksporti i mallrave kosovare drejt Serbisë

PRISHTINE-Dështon tentativa e parë për eksport të mallrave kosovare drejt Serbisë. Kthehen pas kamionët me cimento që kishin hyrë në Serbi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë

“Sapo u iformuam se të njëjtit kamionë, të cilët mbrëmë kanë hyrë në territorin e Serbisë, janë kthyer prapa për në Kosovë. Ende nuk i kemi të sqaruara të gjitha detajet dhe arsyet e kthimit të këtyre kamionëve”, tha Kusari -Lila,

Sot paradite po Kusari-Lila bëri të ditur se tre kamionë më çimento, kanë kaluar nga Kosova për në territorin e Republikës se Serbisë dhe janë dërguar në terminalin doganor në Preshevë.

Njëri nga eksportuesit ishte edhe kompania e Çimentos në Han të Elezit, "Sharrcem".
Menaxheri i shitjes në këtë kompani, Naxhid Raka, për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar kthimin e kamionëve. Ai pati deklaruar se eksporti ishte bërë me dokumente qarkullimi që mbajnë emblemën e UNMIK-ut.

“Ne kemi eksportuar më dokumente të vjetra, kjo nuk është ndonjë risi. Nuk ka lëvizje në bazë të marrëveshjes se re".

"Ne kemi eksportuar dje dhe ky eksport ka shkuar përmes një kompanie, e cila është e regjistruar në UNMIK. Pra eksporti është bërë më procedurë të vjetër, me procedura të reja nuk kemi filluar ”, tha Raka.

Por, zëvendës-kryeministrja Kusari- Lila, tha se "nuk ekzistojnë dokumente të UNMIK-ut, ekzistojnë vetëm dokumente të Doganave të Kosovës, për të gjitha mallrat në përgjithësi".

"Për kualitetin dhe verifikimin e origjinës se mallit ekzistojnë agjencitë kosovare", ka thënë zonja Kusari-Lila.

Dhe ndërkohë që pengesat për kompanitë kosovare ende nuk jane sqaruar, kompanitë serbe vazhdojnë të fusin prodhimet e tyre të papenguar në territorin e Kosovës.
Ministrja e tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se do të ankohet të shefi i negociatave Kosovë-Serbi, Robert Cooper nëse Serbia nuk lejon mallrat e Kosovës të kalojnë në Serbi.

Që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008, Serbia kishte ndaluar hyrjen e prodhimeve kosovare në territorin e saj.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bogdanoviç: S' heqim barrikadat, serbët shpërndajnë afishe në veri

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›