Kosovë, Limaj merret në pyetje
PRISHTINE- Ish-ministri i Transporteve në Kosovë Fatmir Limaj, është përgjigjur sot para prokurorëve të EULEX për vepra penale që dyshohet se i ka kryer gjatë kohës që ushtronte detyrën e ministrit. Nënkryetari i PDK dhe deputet i kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj është paraqitur në orën 10.00 në prokurorinë speciale të Kosovës, i shoqëruar nga avokati i tij, Tahir Rrecaj. Seanca e pyetjes pritet të zgjasë për më shumë se një ore.
Fatmir Limaj deputet i PDK prej më shumë se një viti po hetohet për shpërdorim detyre. Limaj do përgjigjet për keqperdorim të rreth 80 milionë eurove në kohën kur drejtonte ministrinë e Transporteve. Sipas avokatit të Limajt, Tomë Gashi, ftesa që klienti i tij të përgjigjet për pyetjet e prokurorit bëhet pas 18 muajsh nga fillimi i hetimeve ndaj tij.
(s.g/balkanWeb)