Dështon gjetja e formulës për shitblerjen e makinave
TIRANE-Që prej dy muajsh, grupe të ekspertëve të Ministrisë së Financave, Doganës, Drejtorisë së Shërbimeve Rrugore etj, nuk po gjejnë dot zgjidhjen për zëvendësimin e formulës - tashmë të dështuar - të taksimit në shitjen e makinave të përdorura, sa herë që këto ndryshojnë pronësinë.
Madje, në këtë drejtim ka pasur edhe një urdhër nga vetë kryeministri Berisha, i cili porositi ministrin Bode të ndryshonte këtë formulë, edhe në kushtet e mosarritjes së rezultateve të pritura në të ardhurat buxhetore. "Të gjitha alternativat qëndrojnë te fuqia motorike. Nëse e aplikojmë taksën e re, jo mbi vlerën e makinës, por mbi kapacitetin e motorit, nga i cili varet edhe fuqia e emetimit të karbonit nga djegia e karburantit, atëherë efekti për taksapaguesit do të jetë i drejtë dhe i përballueshëm", - ka thënë për revistën "Monitor" Arjana Dyrmishi, shefe e sektorit të politikave fiskale në Ministrinë e Financave.
Taksa që aplikohet sot bazohet mbi vitet e prodhimit të mjetit, llojin e karburantit që përdor automjeti, si dhe nga kapaciteti motorik. Kjo formulë përdoret edhe kur mjeti futet në doganë, edhe kur shitet sërish në tregun vendas, gjë që ia rrit artificialisht çmimin makinës. Sipas specialistëve, shumë pak drejtues automjetesh pranojnë të paguajnë taksën e vendosur nga ministria e Financave në momentin kur shesin automjetin dhe si zgjidhje kanë gjetur kalimin e pronësisë me akt përdorimi, dhënien me qira, apo huazimin. Taksa në fuqi, në fakt, e rrit çmimin e automjetit me të paktën 30 për qind. Por, formula e re duket se ka gjetur një pengesë tjetër: Nëse taksa për shitjen e makinës hiqet për tregun vendas, duke e kaluar - në formë tarife vjetore - te kolaudimi, atëherë patjetër edhe dogana shqiptare nuk duhet të aplikojë taksë për automjetet që importohen. Por, këtu del pengesa me rregullat e Bashkimit Evropian.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)