E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperi Zyrtare te larte te rendit akuzojne njeri tjetrin

Ne Shqiperi incidentet e se dieles ne afersi te Tiranes mes mbeshtetesve demokrate dhe atyre socialiste kane provokuar perplasje mes policise dhe drejtuesve te ministrise se Brendshme. Komandanti i forcave speciale Shemsi Premci ka denoncuar sot ne Prokurori zevendes ministrin e brendshem Avenir Peka se i ka kerkuar te nderhyje ne kundershtim me ligjin duke e kercenuar dhe ofenduar.

Nderkohe Ministria e Brendshme njoftoi sot se zv.ministri Avenir Peka akuzoi ne prokurori per shpifje komandantin e forcave speciale Shemsi Premci. Ne nje njoftim per shtypin Ministria e Brendshme thekson se ajo nuk do te lejoje keqperdorimin e Policise se Shtetit dhe u ben thirrje forcave politike te qendrojne larg perpjekjes per te instrumentalizuar politikisht struktura apo efektive te Policise se Shtetit.

Menjehere ka reaguar Partia Socialiste e cila ka kerkuar doreheqjen ose shkarkimin e zevendesministrit Peka.

Simbolet partiake vazhdojne te mbeten nje shkas per nxitjen e perplasjeve mes mbeshtetesve te kampeve politike edhe ne kete fushate elektorale. Dy incidente u shenuan serish dje. Ne Kashar dy vellezer u goditen pasi sipas policise u ishte kerkuar qe te hiqnin flamujt e Partise Demokratike nga lokali i tyre. Ne zonen e Bathores ne Kamez dy makina qe mbanin flamujt e Partise Socialiste u qelluan me gure dhe shkopinj duke provokuar ndezjen e gjakrave mes mbeshtetesve te te dy paleve. Policia u detyrua te nderhyje per te evituar nje perplasje te metejshme.

Por ky incident i fundit ka shkaktuar edhe nje perplasje mes policise dhe drejtuesve te ministrise se Brendshme. Drejtori i forcave speciale Shemsi Premci ka akuzuar zevendesministrin Avenir Peka minister ne detyre pas doreheqjes se zotit Lulezim Basha se i ka kerkuar ne menyre te paligjshme te nderhyje ne Bathore me trupat e tij. Zoti Premci dorezoi sot nje denoncim ne Prokurori ndaj zevendesministrit Peka

Ka kerkuar qe une te shkel ligjin dhe te vej ne levizje forcat e Nderhyrjes se shpejte per te operiar ne ate zone. Pastaj  me ka kercenuar dhe me ka fyer rende ne dinjitetin tim personal. Argumenti ka qene per gjoja per te shtypur disa rrugace qe mbeshtesnin kandidatin e PS. Une nuk e di dhe nuk kam shkuar atje ne Kamez dhe nuk do te shkoj per probleme te kesaj natyre. Forcat e nderhyrjes se shpejte kane detyra specifike me ligj. Urdherin per venien ne veprim te forcave speciale une e marr vetem nga Drejtori i Policise. Ministri dhe zevendesministri i Brendshem aktualisht ne detyren e ministrit nuk ka tager dhe nuk ka te drejte te urdheroje veprime operacionale te policise. Ai eshte udheheqes politik i policise.

Menjehere pas kesaj ka reguar Partia Socialiste e cila ka kerkuar doreheqjen ose shkarkimin e zevendes ministrit Peka.

Ky zv/minister qe guxon te dale mbi ligjin urgjentisht duher te jape doreheqjen apo te shkarkohet nga detyra. Paralajmerojme Sali Berishen te mbaje larg nga vota e lire e popullit pekat dhe purtekat e tij bashat dhe mashat ponet dhe alkaponet.Askush nuk do te mundet me te shtype militantet e PS as ne Bathore dhe asgjekundi tjeter. Askush nuk do te mundet me te preke dhe te vjedhe votat e shqipareve. Askush nuk do te mundet me te manipuloje zgjedhjet e lira tha perfaqesuesi i PS Namik Dokle.

Policia njoftoi sot se ka arrestuar personin qe provokoi incidentin ne Bathore nderkohe qe jane proceduar penalisht per bllokim rruge edhe 10 shtetas te tjere. Po ashtu jane ndaluar tre personat qe qelluan vellezerit ne Kashar dhe jane shpallur ne kerkim edhe 4 te tjere.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›