E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debatohen ndryshimet ne qeverine e Kosoves

Gjate diteve ne vijim pritet qe te permbyllet procesi i ndryshimeve brenda qeverise se Kosoves ne funksion te sic eshte thene krijimit te nje drejtpeshimi ndermjet partnereve te koalicionit qeverises pas zhvillimeve te fundit politike ne vend. Te premten e kaluar kryeministri i Kosoves Hashim Thaci vendosi qe ish presidenti i Kosoves Behgjet Pacolli te jete zevendeskryeminister i pare i qeverise se tij. Vendimi ishte hapi i pare pas terheqjes se zotit Pacolli nga kandidatura e tij per postin e presidentit gje qe mundesoi marreveshjen me te cilen u sigurua zgjedhja e presidentes dhe u paralajmeruan ndryshimet kushtetuese dhe reforma e sistemit zgjedhor. Ditet ne vijim pritet qe te shpalosen me shume hollesi rreth ndarjes se pushtetit ndermjet Partise Demokratike te kryeministrit Thaci dhe Aleances Kosova e re te zotit Pacolli.

Zevendeskryeministri Hajredin Kuqi tha sot se ndryshimet nuk e kane demtuar dhe as nuk do te demtojne qendrueshmerine e kabinetit qeverises.

Ajo qe mund te them eshte se qeveria eshte stabile po funksionon ne kuptimin me te mire te fjales. Tani kerkohet qe te jemi te pergjegjshem per pritjet qe kane qytetaret ti realizojme objektivat qe i kemi ne por edhe ato qe i pret qytetari i Kosoves por edhe bashkesia nderkombetare ndersa levizje te vogla do te jene te vazhdueshme ne qeveri. Por shume shpejt do te behet nje kompletim i teresishem por pa garanci per askend qe do te mbetet atje deri ne fund te mandatit apo perjetesisht. Puna do te jete ajo qe do te mbaj dike apo jo tha ai.

Zevendeskryeministri Kuqi tha se koalicioni qeverises do te respektoje me perpikeri proceset e ndryshimit te kushtetutes dhe reformen e sistemit zgjedhor qe ishin pjese e marreveshjes me te cilen u tejkalua kriza politike ne vend.

Jemi te bindur qe grupet parlamentare do te kompletojne punet ajo cka mund te them eshte se ne do ti respektojme nje qind per qind marreveshjet e nenshkruara tha zevendeskryeministri Kuqi.

Sipas marreveshjes se ndermjetesuar nga ambasadori amerikan ne Prishtine Christopher Dell e cila u kritikua nga nje pjese e opozites zgjedhjet presidenciale mund te mbahen pas me se nje viti ndersa ato parlamentare pas me se dy vjet e gjysme. Por ato duhet te paraprihen nga pergatitja e infrastruktures ligjore nga Parlamenti i cili e ka miratuar edhe ne rezolute te posacme ne mbeshtetje te kesaj marreveshjeje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›