E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne nje vendkalim kufitar Kosove-Serbi ne veri

Zyrtare te policise se Kosoves thane se ne nje vendkalim kufitar ndermjet Kosoves dhe Serbise ne veri ka ndodhur nje shperthim por pa pasoja ne njerez. Sipas policise nga pasojat e ketij shperthimi eshte djegur zyra e nje kompanie te sigurimeve kufitare ne ate vendkalim qe ndodhet ne komunen e Zubin Potokut nje nga komunat veriore me shumice serbe.

Objekti i djegur ishte prone  e nje kompanie sigurimesh te licencuar nga institucionet e Kosoves te cilat nuk pranohen nga serbet ne veri.

Ajo ishte e vendosur ne njeren nga vendkalimet kufitare qe ishin djegur ne mars te vitit 2008 nga protestues serbe te zemeruar me shpalljen e pavaresise se Kosoves.

Policia thote se ende nuk dihet asgje per autoret e mundshem te ketij shperthimi i cili eshte cilesuar si veper penale shkaktim i rrezikut te pergjithshem.

Po sipas policise mbreme ne nje incident tjeter ne Mitrovice jane lenduar tre qytetare dy serbe e nje shqiptar gjate nje perleshjeje ndermjet tifozeve te dy ekipeve te basketbollit. Policia ka marre ne pyetje 11 persona kurse ndaj tre personave te perfshire ne rrahje eshte ngritur kallezim penal.

Incidenti kishte shperthyer gjate nje loje ndermjet ekipit shqiptar Trepca dhe atij serb Bambi qe eshte i vetmi ekip sportiv nga radhet e komunitetit serb i cili merr pjese ne veprimtarite sportive te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›