E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, shpërthim në shtëpinë e emigrantit vetëm dëme materiale

FIER- Një shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një banesë në qytetin e Fierit.

Ngjarja është shënuar rreth orës orës 05.30 në banesen e shtetasit Altin Plepi, në lagjen Afrim i Ri. Burime të policisë së qytetit sqarojne se shpërthimi në vilën tre katëshe, fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar por dëme materiale. Sipas policisë në momentin e shpërthimit në banesë nuk ndodhej asnjë prej anëtarëve të familjes Plepi, të cilët jetojnë si emigrantë në shtetin italian.

Mësohet se kryefamiljari Altin Plepi ishte larguar drejt Italisë vetëm ditën e djeshme. Dëmtimet materiale më të shumta janë shënuar në kantin e parë dhe të dytë të banesës të cilat kanë qenë të veshura me xham. Ndërkaq banorët e lagjes rrëfejne se shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, duke sjelle dëmtime edhe të banesave të tjera përreth vilës tre katëshe. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet e shpërthimit.
(s.g/baökanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›