Deshton grabitja me arme e kompanise italo-shqiptare
Fier- Adoleshenti deshton ne grabitjen me arme te dy punonjesve te nje kompanie private italo-shqiptare ne Fier. Policia ka arrestuar gjate nje ndjekjeje spektakolare ne kodrat e Semanit pasditen e djeshme, brenda harkut kohor te 15 minutave, te dyshuarin Inis Xhafaj, 19-vjec, banues ne qytet, ndaj te cilit jane ngritur akuzat e “vjedhjes me arme e mbetur ne tentative” dhe “armembajtjes pa leje”. Ne cilesine e proves materiale u bllokua nje pistolete tip “Bereta”.
Rreth ores 15:00 te pasdites se djeshme, komisariati i Fierit ka marre nje telefonate denoncuese te nje tentative grabitjeje me arme ne aksin Fier-Seman. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur “Kalesa e Hekurudhes”, kur dy te demtuarit me inicialet M. K., dhe B. G., punonjes te administrates se nje kompanie italo-shqiptare qe operon ne qytet prej disa vitesh, udhetonin me nje makine.
Para u ka dale me nje arme ne dore i dyshuari Xhafaj, qe u ka kerkuar parate qe kishin me vete. Sipas burimeve policore, dy punonjesit kane njohur agresorin, duke e kundershtuar dhe pas nje grindjeje dhe fyerjeve, 19-vjecari eshte arratisur nga vendngjarja. E njoftuar per krimin, policia ka rrethuar zonen me forca te rendit, duke lokalizuar dhe kapur Inis Xhafajn ne perpjekje per t’u arratisur nepermjet kodrave te fshatit Radostine.
Pasi i ka bere thirrje per t’u dorezuar, 19-vjecari ka ndaluar duke mos bere rezistence. Gjate kontrollit agjentet i gjeten edhe armen e krimit, nje pistolete tip “Bereta”, qe u sekuestrua si prove materiale. Te demtuarit, punonjes te kompanise private, ne ato momente po ktheheshin per ne vendin e punes dhe dyshohet se i riu ka pasur informacion per transportin e ndonje shume lekesh.
Burime zyrtare te Policise se Fierit sqaruan dje per gazeten “KJ”, se prej disa javesh kane rritur sherbimet e tyre per te parandaluar cdo ngjarje kriminale, duke patrulluar ne rruge dhe lagje te ndryshme, deri ne periferi. Madje behet edhe thirrje ndaj qytetareve qe te denoncojne cdo ngjarje kriminale dhe te bashkepunojne per zbardhjen e tyre.