Plackit shtepine e rezidentit austriak, ne pranga i mituri
Plackit shtepite e nje rezidenti austriak ne Korce dhe te nje gruaje, ndalohet 15-vjecari i dyshuar. Policia vendore beri dje me dije se i mituri me inicialet A. K., rezulton mbi bazen e shenjave te gishterinjve autor i vjedhjeve ne banesen e 48-vjecares M. Baraku, ku jane marre 1200 leke. Gjithashtu rezulton te jete edhe autor i vjedhjes se baneses se shtetasit austriak, Ch. Steiner, te cilit i ka marre nje valute prej 70 euro dhe dy karta krediti. Policia vendore sqaroi se materialet per kete ngjarje i kaluan prokurorise, me qellim zbardhjen edhe te ndonje tjeter vepre penale qe mund te kete kryer i mituri.