Dështon liberalizimi, këtë vit asnjë degë të hapur
Merr fund liberalizimi në universitete. I trumbetuar si arritja më e madhe e qeverisë në arsim, ky proces duket se ka qenë një dështim i plotë.
zirina llambro
Dëshira për t’i dhënë shkollën e lartë çdo nxënësi që mbaron gjimnazin rezultoi utopike. Këtë vit nuk do të ketë më asnjë degë të hapur. Në secilën prej tyre do të përcaktohen kuota limit. Poshtë vizës s’do të ketë shans të përfitojë asnjë nga kandidatët që s’plotëson kriteret. Maturantët do të nisin shkollën e lartë vetëm nëse plotësojnë numrin e pikëve sipas sistemit meritë-preferencë të Maturës Shtetërore. Rreth 33 mijë kandidatë do të konkurrojnë për 24 mijë vende në auditorë. Këtë bën me dije Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Sipas burimeve nga ky dikaster, skema për heqjen e kritereve të pranimit për gati gjysmën e degëve të universiteteve nuk ka qenë efektive. Aplikimi i saj vetëm sa u ka dhënë mundësinë nxënësve të dobët të nisin një shkollë të lartë. Më shumë se gjysma e tyre që në vitin e parë nuk ka mundur të kapërcejë asnjë provim. Ndërsa për vitin akademik 2006-2007 qeveria vendosi që të jenë 38 degë, të cilat nuk do të kishin limit kuotash pranimi, vjet liberalizimi u reduktua kryesisht për ato degë që kishin numër të papërballueshëm kërkesash. Por gjithsesi në dy vite me radhë gati 40% e degëve në universitete ishin të hapura. Çdo kandidat mund të hynte në shkollë të lartë, pavarësisht notave të gjimnazit. Në shumë prej fakulteteve fluksi ishte i papërballueshëm dhe mësimi nisi të realizohej me turne. Liberalizimi i famshëm nuk u shoqërua as me shtim të pedagogëve dhe as me ambiente shtesë për akomodimin e studentëve. Në auditorë 3 studentë uleshin në një karrige të vetme. Me këtë ngarkesë edhe asimilimi i leksioneve dhe seminareve u bë gati i pamundur. Për rrjedhojë më shumë se gjysma e studentëve nuk arritën të marrin provimet. Mesa duket këto rezultate bënë që qeveria sivjet të ndryshojë strategji duke iu rikthyer sistemit të mëparshëm, kuotave të mbyllura. Brenda një 5-vjeçari kanë ndryshuar disa herë rregullat për t’u pranuar në universitet, duke u bërë shkas për thellimin e problemeve në arsim e jo për zgjidhjen e tyre. Në qeverinë e socialistëve u vendos kusht mesatarja, por kjo reformë e cilësuar si arritje, rezultoi e dështuar. Liberalizmi i universiteteve ishte prioriteti i fushatës së demokratëve, të cilët premtuan se të gjithë maturantët do të nisnin pa diskutim universitetin. Por nga sa duket reforma nuk ishte menduar siç duhet, e për rrjedhojë përfundoi shpejt.
33 mijë
maturantë përfundojnë këtë vit gjimnazin dhe janë kandidatë për 24 vende në shkollat e larta. Këtë vit për të gjitha degët do të ketë kuota limit.
77 degë
studimi ka në universitetet publike të vendit. Prej tyre gjatë këtyre dy vjetëve më shumë se 33 degë kanë qenë të hapura, pa kuota të përcaktuara.