E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështon miratimi i buxheti i Bashkisë së Tiranës

Këshilltarët e djathtë kërkojnë shpjegime nga Rama për 14 milionë eurot e buxhetit të padestinuara

TIRANE - Dështon sërish miratimi i buxhetit nga këshilli Bashkiak, pasi këshilltarët e djathtë kundërshtuan fort iniciativën manipuluese të këshilltarëve të majtë, për ta quajtur buxhetin të miratuar. Në mbledhjen e djeshme pati debate të ashpra, ku këshilltarët e Partisë Demokratike, kërkuan që Tirana mos të çelte investime ilegale, por të kishte një buxhet të sajin tërësisht legal. Propozimi i këshilltarëve të majtë, për të vazhduar rendin e ditës nuk u miratua nga Këshilli Bashkiak.
Pas këtij votimi këshilltarët e djathtë braktisën sallën duke e quajtur mbledhjen e këshillit një vazhdim të shkeljes së ligjit, pasi buxheti është i bashkisë dhe është ende i pamiratuar. Në fjalën e tij kreu i grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike Ferdinand Poni tha se duhet të diskutohet buxheti i bashkisë së Tiranës sepse “ju e dini mirë ai buxhet nuk është miratuar as sot”.
Poni kujtoi mbledhjen e kaluar e cila degjeneroi në numërimin 17, 25, 29 vota të kryetarit të bashkisë, kur e njohu botërisht dhe nga shprehja juaj që buxheti nuk u miratua dhe votimi është nul. Poni tha se absolutisht nuk ishin më shumë se 28 vota në këshill për atë buxhet. Kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike theksoi se nga pikëpamja formale buxheti i bashkisë së Tiranës, vuan nga mungesa e plotë e transparencës, mungesa e plotë e zhvillimit të qytetit. Poni vuri në dukje se Buxheti është kthyer për rivotim nga Prefekti i Tiranës dhe fatkeqësisht buxheti nuk i shtrohet kështu.
Kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike e cilësoi buxhetin në kushtet e një buxheti të pa miratuar, kryeqyteti nuk ka buxhet dhe pse kryetari i bashkisë u mundua të blejë votat me leje ndërtimi. Poni tha në fjalën e tij se buxheti po mbahet peng nga kokëfortësia e Kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Sipas tij të gjithë qytetarët janë të shqetësuar sepse qytetarët e Tiranës janë ende pa buxhet. Poni i solli në vemendje këshilltarëve se buxheti u firmos si pseudo vendim kur kryetari i Këshillit Bashkiak ka qenë prezent. Poni i cilësoi të paligjshme ushtrimin e buxhetit nga bashkia e Tiranës duke e quajtur buxhet të paligjshëm. “Në këto kushte kur u tentua që të miratohet buxheti me lejet e ndërtimit që miratohen ditën e shtunë dhe të diel. Lejet që iu dhanë studiove drejtuesit e së cilës janë anëtarë të KRRT-së.  Me leje ndërtimi pa një plan rregullues për Tiranën. Ne kërkojmë që në këtë mbledhje të futet buxheti”, tha Poni.
Ai shtroi një pyetjen se si mundet një administratë të kërkojë një buxhet kur nuk dimë sa drejtorë janë dhe si do miratohet pagat e tyre. Poni i parashtroi këshillit dhe një herë kërkesat e grupit të këshilltarëve demokrat të cilët i kanë kërkuar bashkisë që investimet të vijnë me lista e investimeve të vijë lista për këtë vit për vitin tjetër. “Ky dokument që na parashtron bashkia është sa për t’i hedhur hi syve sepse tenton ta quaj buxhetin e miratuar”, tha Poni.
Ai shtoi se Rama nuk ka parimet e ligjshme të buxhetit, pasi ai nuk e bën buxhetin transparent. “Do ta miratojmë buxhetin kur është kthyer nga prefekti. Qytetarët duhet të dinë sa do jenë tarifat e pastrimit në Tiranë nuk dihet. Ne duam që buxheti të vijë dhe të miratohet”, tha Poni para këshilltarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›