E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama të zbardhë mbledhjen e KRRT-së, në ditën e pushimit

Anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak, i bëjnë thirrje Edi Ramës të bëjë transparente mbledhjen e fundit të KRRT-së, duke lënë të hapur dyshimet për korrupsion dhe konflikt interesi, lidhur me lejet e ndërtimit të lëshuara atë ditë. Kreu i këshilltarëve të PD-së, Ferdinand Poni, tha se mazhoranca nuk do të njohë asnjë nga këto leje të lëshuara ditën e pushimit zyrtar.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës Ferdinand Poni i kërkoi në emër të këshilltarëve të djathtë kreut të bashkisë të zbardhë mbledhjen e KRRT-së, në ditë pushimi. Poni i kërkoi këshillit Bashkiak t’i bëjë thirrje bashkisë, për dorëzimin e planit rregullues, i cili është ende në sirtarët e Ramës, për të dhënë sa më shumë leje pa kriter në mënyrë abuzive dhe tërësisht ilegale.
Sipas kreut të Këshilltarëve demokrat Poni  në këto kushte kur u tentua që të miratohet buxheti me lejet e ndërtimit që miratohen ditën e shtunë dhe të diel është emergjente që të bëhet transparenca e kreut të bashkisë në mbledhjen e fundit të KRRT-së.
Poni garantoi këshilltarët se lejet që iu dhanë studiove drejtuesit e së cilës janë anëtarë të KRRT-së do të quhen të paligjshme.
“Me leje ndërtimi pa një plan rregullues për Tiranën, tregon qartë se në cfar pazaresh e ka futur kryetari i bashkisë Tiranës lejet e ndërtimit. Është tërësisht konflikt interesi kur anëtarët e nderuar të KRRT-së miratojnë lejet e tyre dhe të studiove të tyre”, tha Poni.
Kreu i Këshilltarëve të PD-së i drejtoi pyetje këshillit dhe kryetarit të tij, se “kemi thënë që na duhet plani rregullues i Tiranës do na vijë ndonjë herë ky plan në këshill”?
Duke dhënë argument e korrupsionit të mbledhjes së KRRT-së Poni tha se nga 20 leje ndërtimi 15 leje i jepen anëtarëve të KRRT-së për firmat e tyre.
Në të njëjtën linja ka qenë dhe këshilltari tjetër i djathtë Gjergji Bojagji i cili i shpërndau këshilltarëve një kërkesë të tijën për të miratuar planin urbanistik. Bojaxhi i cilësoi si të pa pranueshme dhënien e lejeve të ndërtimit kur Plani i Tiranës është ende i pa miratuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›