E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama: LSI bashkëpunim me PS? Rama është hileqar, kërkon të bëhet kryeministër duke përdorur LSI-në

11-08-2011 / Gazeta 55

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së shprehet dhe njëherë se nuk do të ketë ndryshimeve Kushtetuese. Në LSI nis procesi i analizës për të zgjedhurit e saj në qeverisëse

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, njoftoi sot nisjen e procesit të analizën për të gjithë të zgjedhurit e kësaj force politike në nivelet qeverisëse. Zoti Rama iu përgjigj interesit të medias, lidhur me disa nga akuzat e deputetit të LSI-së Vangjel Tavo, ndaj ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili, gjithashtu përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qeverisje. Në emër të LSI, zoti Rama tha se janë të mirëpritura vetëm ato kritika që janë të adresuara në forumet e partisë. “Janë jashtë sensit dhe të papranueshme të gjitha sulmet që marrin karakter personal. Ne do të hyjmë në një fazë të rëndësishme, do të nisim fushatën e zgjedhjeve, e cila do të jetë një fushatë debatesh, analizash të detajuara. Edhe zoti Tavoka të gjitha hapësirat e nevojshme të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij debati. Unë si Sekretar i Përgjithshëm, jo vetëm flas në emër të LSI-së, por kam dhe përgjegjësinë statutore ta administroj të gjithë problematin dhe debatin në mënyrë institucionale, të përgjegjshme dhe kontruktive”- u shpreh Rama.

Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet Sekretarit të saj të Përgjithshëm ka bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojë me Partinë Socialsite. Ofertën më të fundit të eksponentëve të selisë rozë për këtë qëllim, zoti Rama e cilësoi si strategji të kryesocialistit, për të përfituar nesër karrigen e kryeministrit të vendit. Në këtë sens, Luan Rama tha se lidershipi i selisë rozë është hileqar. “LSI nuk mund të shërbejë për të plotësuar tekat personale apo interesat personale të kryetarit aktual të PS, i cili meqenëse humbi bashkinë, meqënëse është në opozitë për herë të parë në karrierën e tij politike, të mund të përdorë LSI-në, që të katapultohet në karrigen e kryeministrit. Aleancat e LSI-së, koalicionet e LSI-së ngrihen mbi bazamente që kanë në themel interesat Europiane të vendit dhe jo interesat individuale të askujt”- tha ai. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, komentoi edhe propozimin ende jo zyrtar të socialistëve për rikthmin e Kushtetutës në variantin e vitit 1998. Kjo pas një ndjese publike që kryetari i PS-së bëri pak kohë më parë, duke i cituar të nxituara ndryshimet e bëra me konsensusin e plotë të selisë rosë në vitin 2008. Por, sekretari i përgjithshëm i LSI-së tha se nuk vlen ndjesa, kur u synua të goditej balanca e institucioneve Kushtetuese. “Ajo që duhet të bëjë autori i gabimit, është të marrë përgjegjësinë dhe të japë dorëheqje. Kushtetuta nuk është statuti i Partisë Socialiste, të cilin Edi Rama e ka ndryshuar si i ka dashur qejfi, Kushtetua nuk është si dokumentet e PS, të cilat ai nuk i konsideron dhe as zbaton, por duke qenë ligji themelor i shtetit nuk mund të ndryshojë sa herë ndryshojnë interesat e karries së Edi Ramës”- tha më tej, Luan Rama, sekretar i përgjithshëm i LSI-së.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›