E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, zjarr në pyjet e Kryeziut

PUKE-Një zjarr i madh ka rënë sot në mbrëmje në pyjet e Kryeziut. Flakët që ndihmohen nga era kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha. Mësohet se dy vatra zjarri janë më aktivet.
Shërbimi pyjor i zjarrfikësve dhe banorë të zonës janë angazhuar plotësisht në shuarjen e flakëve por terreni i thyer malor vështirëson punën e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›