Ambasadorja gjermane, Holtkemper: Politika të nisë dialogun për reformat

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper i ka bërë thirrje sot palëve politike të gjejnë rrugën e dialogut në parlament, me qëllim realizimin e reformave të integrimit. Apeli i diplomates gjermane vjen në një kohë kur faktori ndërkombëtar kërkon me çdo kusht plotësimin e 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian, në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në tetor të këtij viti. “Për reformat nevojitet konsensusi parlamentar dhe dialogu politik mes forcave politike”- u shpreh ambasadorja Holtkemper.
Ajo i bëri këto komente nga Korça ku ndodhet e ftuar për Festën e Birrës. Duke kërkuar që Shqipëria të ecë para me reformat, Holtkemper u pyet dhe për vlerësimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit. Ambasadorja u shpreh se ende nuk ka në duar asnjë raport të OSBE/ODIHR, për zgjedhjet lokale të 8 majit.
Vëzhguesit vendorë: “Zgjedhjet ishin të mira, duhet të shmangen problemet me numërimin
Zgjedhjet e 8 majit ishin shumë të mira sipas vëzhguesve vendorë të Unionit Shqiptar për Cilësinë e Jetës. Organizata monitoruese e votimeve të 2011-ës ka veçuar në raportin e saj përfundimtar, numërimin dhe ndërhyrjet në të, të vetmin pikë problematike të këtij procesi. “Një nivel i lartë mosbesimi shoqëroi numërimin e votave çka çoi në debate, vonesa dhe në disa raste edhe bllokim në disa vend numërime. Eksponentë të partive shpesh ndërhynë në procesin e numërimit të votave në vendet e numërimit, duke ndërhyrë në proces me anë të anëtarëve të tyre në komisione. Pavarësisht një atmosphere të lartë polarizimi dhe një mungese besimi mes partive në pushtet dhe opozitës, këto zgjedhje ishin më të mirat të realizuara deri tani në Shqipëri”, tha Edmond Stojku, përfaqësues i vëzhguesve vendorë.
Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës ishte pjesë vëzhguesve vendorë që ndoqën nga afër 8 majin. Kjo organizat kishte të aktivizuar në terren reth 1286 persona në qendrat e votimi dhe numërimit. Organizata gjithashtu vëren se tashmë, puna duhet të fokusohet tek kodi zgjedhor i cili duhet amneduar sa më parë.