E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eastern Europe Travel: Bum turistësh në Shqipëri

11-08-2011 / Gazeta 55

“Industria e turizmit në Shqipëri vazhdon të bëjë përshtypje, duke shënuar një numër rekord turistësh, të cilët kërkojnë të kalojnë pushimet”. Kështu theksohet në një nga faqet zyrtare të huaja Eastern Europe Travel. Rekomandimi nga Lonely Planet për top listën e destinacioneve më të mira turistike, për vitin 2011, në të cilën Shqipëria bënte pjesë në 10 vendet e para që duhen vizituar, vihet re dhe nga statistikat më të fundit, përsa i takon hyrjeve të një numri të lartë personash në kufijtë shqiptarë. Në vijim të citimit në faqen Eastern Europe Travel, sipas raportit 57 255 persona kanë hyrë në vendin tonë gjatë fundjavës së kaluar. Ndërsa dyndje kalimi ka patur dhe në pikën kufitare në Kakavijë si dhe një numër pasagjerësh janë shënuar në portin kryesor të vendit, në Durrës. Një numër rekord hyrjesh ka patur dhe në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ku muajin e kaluar pati një rritje prej 23% të numrit të pasagjerëve. Shumë nga sajtet e huaja e kanë klasifikuar Shqipërinë si një nga destinacionet turistike që ia vlen të kalohen pushimet, vecanërisht muajt e fundit i është kushtuar një vëmendje e vecantë. Ndërsa ky shtim i numrit të turistëve në Shqipëri, duket se nuk e ul nga kryesimi në “top-listën” e rekomandimeve të “Lonely Planet”. 


Janar – Gusht 2011, Shqipëria është vizituar nga 650 mijë shtetas më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë


Të dhënat më të fundit nga drejtoria e përgjithshme e kufirit tregojnë për një numër gjithnjë në rritje të shtetasve që vizitojnë Shqipërinë. Qofshin këta shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, apo dhe shtetas të huaj. Shifrat, deri në fund të javës së parë të gushtit, flasin për afro 3 milion e 800 mijë shtetas që kanë vizituar Shqipërinë nga 1 janari deri në 8 gusht, afro 650 mijë shtetas më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në bazë të statistikave që mbahen nga departamenti për kufirin dhe emigracionin, për periudhën nga 1 janari 2011 deri në 8 gusht 2011, kemi një rritje të fluksit të hyerjeve daljeve të shtetasve të huaj dhe shqiptarë. Ndërsa krahasuar me vitin 2010, kemi 3 172 995 dhe në dalje kemi 3 730 134. E shprehur kjo në diferencë, në total, në hyrje kemi 635 760 shtetas më shumë dhe në dalje kemi 779 678 persona. Sipas të dhënave të drejtorisë së kufirit, më shumë shtetas kanë hyrë në pikat kufitare e Morinës, më konkretisht 934 141 persona si dhe nga aeroporti “Nënë Tereza” me 517 821 persona. Ndërsa, përsa i përket shtetasve që kanë shënuar numrin më të madh të hyrjeve në Shqipëri, për periudhën Janar-Korrik 2011, janë shtetasit nga Kosova me 721 773 shtetas, më pas vijnë maqedonasit me 189 589, po kështu malazezë 90 478, grekë 82 120 dhe italianë 67 451 shtetas.   


Turistët


Kosova- 721 773 shtetas 


Maqedonia-  189 589


Mali Zi- 90 478


Greqia - 82 120


Italia- 67 451

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›