E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkatoja shkrin Partizanin

Gjate merkatos se janarit klubi nuk ka mundesi te investoje. Lojtaret qe skane marre rrogat jane te gatshem te nderrojne skuader

Afati dimeror i shitblerjeve te lojtareve 3-31 janar duket se ka ardhur ne momentin me te keq per Partizanin. Ndryshe nga cndodh normalisht gjate kesaj periudhe kohore te gjitha ekipet kerkojne te riparojne skuadrat tek Partizani ndodh e kunderta. Skuadra e kuqe qe ka shume vendoje per lojtare e themi pasi vete klasifikimi tregon nje gje te tille tashme me hapjen e merkatos nuk po arrin te mbaje as keta lojtare qe disponon tani. Ky klub prej kohesh eshte ne krize ekonomike keshtu lojtaret qe prej muaj nuk jane paguar jane te pakenaqur keshtu qe kerkojne te sigurojne nje vend ne skuadra te tjera. Nje rast i tille eshte hapur dje. Listes se gjate te largimeve nga skuadra e Partizanit duket se do ti shtohet edhe i vetmi portier i mbetur Dashamir Xhika. Ky i fundit ka konfirmuar faktin se do te udhetoje drejt Lezhes ku do te kete edhe nje takim me drejtuesit e Beselidhjes te cilet e kane ftuar ate te behet pjese e skuadres se tyre.

Ceshtja Xhika

Lojtari ne fjale eshte nje nga futbollistet e dale nga akademia e Partizanit dhe pergjate ketyre tri sezoneve ka qene titullar ne porten e te kuqve. Gjate fazes se dyte te sezonit te shkuar kaloi nje periudhe mosaktivizimi per shkak te afrimit ne skuader te nje tjeter portieri me eksperience sic ishte Arjon Mustafa. Megjithate gjate ketij sezoni futbollistik Xhika ka terhequr vemendjen e shume klubeve te Kategorise se Pare me formen e mire qe ka treguar. Me hapjen e merkatos u fol per nje kalim te mundshem te portierit drejt Kamzes megjithate nje transferim i tille duket se nuk do te realizohet.

Pa gardian

Me kalimin e Xhikes te Beselidhja Partizani do te mbetet pa nje portier. Ne ndeshjen e fundit ndaj Luftetarit Partizani ka qene pa nje portier rezerve duke qene se portieri i dyte Xhino Sejdo ka qene vetem per prezence ne stolin e rezervave pasi gjate gjithe javes nuk kishte qene i pranishem ne asnje nga seancat stervitore te skuadres. Tashme Bajko eshte ne nje pozite jo shume te mire duke qene se i duhet nje portier stabel ne rast se Sejdo nuk pranon te vazhdoje te jete pjese e skuadres gjate fazes se dyte. Zgjidhja mund te vije nga ekipet e moshave por te Partizani aktualisht sterviten vetem dy ekipe moshash dhe me te medhenjte jane 15-vjecaret dhe ne kete rast Bajko duhet te vendose nese do te marre ne porte ndonje nga portieret e kesaj skuadre.

Hithi

Drejt largimit nga Partizani eshte edhe mbrojtesi Indrit Hithi. Burime prane klubit te kuq kane bere me dije se futbollisti do te shkoje tek ekipi i Kamzes. Megjithate deri ne keto momente gjithcka eshte ne kuadrin e fjaleve dhe nuk dihet nese nje kalim i tille do te realizohet.

Bajko mungon ne stervitje

Dje Partizani ka zhvilluar stervitjen e pare per vitin 2011 nen drejtimin e zv.trajnerit te skuadres Fatmir Hasanpapa. Ky i fundit ka zhvilluar nje seance te lehte stervitore edhe pse nen urdhrat e tij ka pasur rreth 20 futbolliste te rinj. Ndersa ne kete seance te pare stervitore ka munguar trajneri Neptun Bajko.

Renditja qan

Skuadra e Partizanit ne klasifikimin e Kategorise se Pare eshte me te vertete ne nje gjendje te mjerueshme. Ekipi i drejtuar nga Neptun Bajko ne 15 jave te zhvilluara ka grumbulluar vetem 12 pike. Pra ky ekip ka nje mesatare pikesh per ndeshje mjaft te ulet vetem 0.8 pike per ndeshje. Me keto ritme skuadra e kuqe po rrezikon te zbrese nje kategori me poshte duke qene se poshte vetes ka lene vetem Aden qe ka nje ndeshje me pak dhe Gramshin qe kane nga nje 10 pike. keto skuadra renditen respektivisht ne vendin e 15-te dhe te 16-te.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›