Ja projekti rekord i Edi Ramës, për çfarë u investuan 2 milionë euro
Bashkia e Tiranës, rekord në abuzime me fondet, mbi 8 milionë për një kilometër rrugëRruga Murat Toptani apo siç njihet ndryshe rruga e Kalasë do të hyjë në historinë e vendit si rruga më e shtrenjtë. Vlera e kësaj rruge ka kapur shifra rekord duke shpenzuar një fond prej 2 milion dollarësh për rikonstruksionin e 250 metra distancë. Të shtyrë nga kjo, gazeta SOT ka arritur të siguroi detaje nga projekti, i cili është vënë në zbatim prej muajit nëntorë. Ky investim, sipas të dhënave abuziv, është kryer duke abuzuar me një fond të lëshuar nga Bashkimi Evropian.
Projekti është justifikuar me faktin se kjo rrugë do të jetë në shërbim të Kalasë së Tiranës, por nga ana tjetër kjo rrugë do të jetë vetëm një si të tjerat, pasi investimi është kryer nga Bashkia e Tiranës dhe pjesa e Kalasë i përket Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Nga të dhënat e grumbulluara ka rezultuar se kjo rrugë në pjesën e poshtme do të shtrohet me dru dhe xham, edhe pjesët anësore dhe pjesërisht lartë do të mbulohet me xham, në mënyrë që të krijohet një ambient i këndshëm për ata që duan të frekuentojnë Kalanë e Tiranës. Një pjesë tjetër e këtij projekti është edhe sistemi i aspirimit që do të jetë në shërbim të rrugës, pasi pjesërisht ajo do të jetë e mbuluar. Por, përpos këtyre, sërish investimi nuk e justifikon fondin e lëvruar për rikonstruksionin e kësaj rruge, që kohët e fundit është kthyer në makth për qytetarët.Projekti Sipas të dhënave të grumbulluara mësohet se funksioni i këtij projekti është që ta kthejë zonën përreth kalasë në një parku publik. Rrënojat e Kalasë do të mbulohen me një shtresë të trashë xhami në mënyrë që të gjithë kalimtarët të kenë mundësinë të shohin këtë objekt arkeologjik. Në këtë projekt ka një kombinim të drurit, qelqit dhe betonit. Trotuaret e rrugës që do ë restaurohet do të jenë prej druri. Një tjetër pikë e këtij projekti është edhe sistemi i ventilimit. Sistemi i ajrimit do të realizohet nëpërmjet tubave të ngulur në tokë. Ato do të jenë në një thellësi të caktuar dhe temperatura e tokës rri gjithmonë konstante, 15 gradë celsius. Nëpërmjet këtij sistemi jo të ndërlikuar, në ditët e nxehta të verës ajri do të qarkullojë nëpërmjet tubave dhe do të freskojë mjedisin e jashtëm. Kjo është një metodë jo e kushtueshme dhe shumë e thjeshtë për t'u realizuar. Projekti synon të krijohet një lidhje mes zonave arkeologjike dhe urbane. Në këtë pjesë të Tiranës që synohet të kthehet në një park publik arkitekti ka menduar që stolat e pushimit të vendosen në mënyrë të çrregullt, herë në formën e një pianoje, herë si flutur, herë si pentagram, madje edhe si kuti shahu.Vlera rekordRikonstruksioni i rrugës Murat Toptani apo siç njihet ndryshe Rruga e Kalasë do të jetë edhe rruga më e shtrenjtë në vendin tonë. Ende nuk dihet se kur do të përfundojë kjo rrugë tepër e përfolur që çdo ditë shkakton probleme tek qytetarët, por ajo që dihet tashmë është se vlera e kësaj rruge është më e shtrenjta që ka njohur ndonjëherë vendi ynë. Problemi i kësaj rruge, afro një vit më parë ka sjell edhe një përplasje mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, pasi të dyja këto institucione kërkonin të merrnin meritat për ndërtimin e kësaj rruge dhe rrjedhimisht kërkonin dhe administrimin e fondit të akorduar nga Bashkimi Evropian për rikonstruksionin e rrugëve. Saktësisht vlera e kësaj rruge është 1 milion e 978 mijë euro. Vendimi i KRRT-së për rikonstruksionin e kësaj rruge është dhënë në datën 13.11.2007. Data e fillimit të punimeve është vetëm dy muaj më parë, ndërkohë që kjo rrugë prej dy vjetësh ka qëndruar e bllokuar dhe në mëshirë të fatit për shkak të mungesës së investimeve. Afati përfundimtar i punimeve është data dhjetorë 2010, por me ritmin e punimeve duket se kjo rrugë do të ketë fatin e të tjerave.
Punimet shkaktojnë kaos te kalimtarët dhe në trafikPunimet në këtë rrugë po ecin me hapa të ngadalta. Duke qenë një nga rrugët kryesore në Tiranë, ky projekt duhet të ishte më i shpejtë dhe punimet nuk duhet të shkaktonin probleme tek komuniteti. Por, duket se ky fakt nuk është marrë fare parasysh, pasi ajo rrugë prej 2007, kur dhe është miratuar rikonstruksioni nga KRRT, ka qëndruar e bllokuar duke shkaktuar probleme në trafikun e makinave dhe tek këmbësorët. Edhe tashmë, kjo rrugë frekuentohet nga shumë qytetarë, pasi është një nga rrugë që lidh me bulevardin kryesor por edhe me institucione të tjera. Qytetarët duhet të përballen me gropat e hapura nga firma ndërtuese, e cila prej kohësh ka ndërprerë punimet. Të shqetësuar nga ritmet e ngadalta të punimeve shprehen edhe bizneset pranë por edhe punonjësit e institucioneve që ndodhen në atë zonë, pasi çdo ditë duhet të përballen me baltën dhe mjetet që qëndrojnë aty vetëm sa për të zënë rrugën.Romir Saraçi