E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov: Ja çështjet që nuk duhet bërë kompromis me Greqinë

 Ruajtja e identitetit, gjuhës, kulturës, historisë dhe mos ndryshimi i kushtetutës, janë çështjet themelore për të cilat Maqedonia nuk do të bëjë kompromis me Greqinë. Kështu u shpreh Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov, në fjalimin e tij të parë para deputetëve në Parlament, ndërsa porositi politikanët të mos krijojnë paqartësi në opinionin publik rreth këtyre çështjeve. Këto linja të kuqe individuale, janë edhe linja tona të kuqe shtetërore. Vendi i Republikës së

Maqedonisë është në BE dhe NATO. E di se linjat e kuqe janë të njohura dhe të qarta për ju, ashtu janë të qarta për qytetarët maqedonas. Këto janë mos heqja dorë nga identiteti maqedonas dhe mos ndryshimi i kushtetutës, zgjidhje e cila nuk do ta dëmtonte identitetin tonë gjuhësor, kulturor dhe kombëtar, tha ai. Ndër të tjera, presidenti i Maqedonisë u shpreh se viti 2009 ishte i suksesshëm në fushën e politikës së jashtme, duke marrë si shembull përcaktimin e vijës kufitare dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Realizuam liberalizimin e vizave. Morëm mendim pozitiv nga Komisioni Evropian për reformat e kryera në të gjitha fushat. E mbyllëm çështjen e përcaktimit të vijës kufitare dhe vendosëm marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Sot mund të lavdërohemi për cilësinë e marrëdhënieve me fqinjin tonë më të ri. Unë jam i kënaqur në rritjen e nivelit të marrëdhënieve ekonomike, vijoi Ivanov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›