Dështon raundi i I, mblidhen Kryetarët për të II

Konferenca e kryetarëve
TIRANE- Raundi i parë i votimitper Presidentin e ri te Republikes është konsumuar pa u votuar, ndërsa bazuar në ligj ky raund quhet i vlefshëm.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pasi vlerësoi kandidaturën e Xhezair Zaganjorit, tha se votimi quhet i kryer.
Topalli ka ftuar menjëherë konferencën e Kryetarëve për të vendosur datën për zhvillimin e raundit të dytë për votimin e Presidentit të Republikës.
Ne seancën e dites se sotme ishin te pranishem edhe mjaft ambasadore te vendeve europiane, si dhe ai i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu.
Kandidatura e gjyqtarit, Xhezair Zaganjori nuk u hodh ne votim pasi me heret Komisioni i Ligjeve kishte vendosur te mos propozohej si kandidaturë.