E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita rrëzon Zaganjorin. Ruçi: Është kandidat i njëanshëm

Share

Pas takimit të shkurtër mes kryetarit të grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi dhe homologut të tij në PS, Gramoz Ruçi, ka ardhur edhe qëndrimi i opozitës për emrin e Xhezair Zaganjorit. Ruçi tha se ai nuk është kandidat konsensual. Maxhoranca e ka vendosur kandidatin për President në mënyrë të njëanshme. Ishim në pritje të një përgjigje të kërkesës sonë të bërë në tryezën e parë në mënyrë që ti jepnin zgjidhje 4 çështjeve, sot, në këtë takim i cili nuk ishte për të negociuar, por për tu njohur me një kandidat të njëanshëm. PD nuk bëri dialog me konsensus, por monolog me aleatët e saj. Ende shpresojmë për gjetjen e një kandidati konsensual për President. Shpresoj ende ti japim vendit një President konsensual, tha Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›