Kuvend, Berisha: Opozita kërkoi të rrëzojë shtetin
Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish opozitën se nëpërmjet procesit të zgjedhjes së presidentit ka kërkuar të ngrijë themelet e shtetit. Në funksion te kesaj, tha kryeministri, PS formuloi ultimatumin me kater pika.
Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, e thirrur për të votuar Presidentin e ri të Republikës, Berisha tha se zgjedhja e presidentit përbën një proces madhor të një rëndësie themelore për vendin dhe në këtë kontekst jam këtu për tu garantuar ju të dashur qytetarë, parlamentarët shqiptarë se jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për ti dhënë vendit presidentin në lartësinë kushtetuese të detyrës së tij.
Duke iu referuar ndryshimeve Kushtetuese, kreu i maxhorancës, tha se vetë Edi Rama ka kërkuar që tre rradhët e para të votohet me 3/5, dhe unë e kam konsideruar dhe e konsideroj kërkesë shumë të drejtë.
Kjo, sipas kryeministrit, është në interesin më të mirë që qytetarët shqiptarë të shohin, të kryetari i shteti një njeri me mbështetje më të gjerë të mundshme.