E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Ruçi:Opozita u përjashtua nga negociatat

Gramoz Ruçi

TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare në të cilën është parashikuar të konsumohet raundi i parë i votimit për Presidentin e ri të Republikës. Kreu i grupit parlamentarë i PS-së, Gramoz Ruçi akuzoi maxhorancën se ka përjashtuar opozitën në negociatat për emrin e presidentit të ri.

Ruçi tha se po përsëritet e njëjta situatë si në vitin 2007, ku kemi të njëjtin skenaristë dhe të njëjtin regjisor.

Nëqoftë se do kthehemi 5 vjet para, do shikojmë edhe sot që jemi përsëri në të njëjtën situatë. Nuk ka asnjë lloj ndryshimi, aktorët do mbajnë fjalime e do thonë të njëjtat gjëra, negociata nuk ka emra nuk ka, ndodh kështu mund të bëjnë gabime të reja po smund të përsërisin gabimet e bëra, si në 2007 dhe në 2011 është i njejti regjizor, prodhoi të njëjtën komedi, tha Ruçi.

Opozita përjashtohet nga ata që duhet të dialogonin me të. Zoti kryeministër në demokraci kundërshtarin nuk e zgjedh dot, jemi të dënuar të punojmë bashkë. Dialogu nuk bëhet midis vetes, me kundërshtarët i cili ka munguar deri sot. Negociata nuk bëhen me partnerët , bëhen me kundërshtarin, siç nuk i keni bërë ju. Proces nuk bëhet midis vetes, bëhet me kundërshtarin, ju se keni bërë. Konsensusin e kërkon Kushtetuta, nuk kërkohet mes vetes, ju se keni bërë. Ja pse ne i jemi përgjigjur ftesës suaj.- tha Ruçi.

Ruçi tha se ashtu siç kemi plot gjëra që na ndajnë kemi edhe plot të tilla që na bashkojnë.

Para kemi 100 vjetorin, ai nuk është as yni, as juaji, dhe ne duhet të dimë se çfarë dhurate duhet tu çojmë shqiptarëve, dhe kryedhurata e parë është plotësimi i rekomandimeve.- tha ai

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›