Berisha: Do bëjmë gjithçka për të gjetur presidentin e duhur

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se mazhoranca do të bëjë gjithçka për të gjetur presidentin e duhur. Duke folur në seancën plenare për votimin e presidentit, Berisha theksoi se mazhoranca është vendosur për një kandidat me integritet të lartë.
“Jam këtu për të garantuar qytetarët shqiptarë, parlamentarët shqiptarë se jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t`i dhënë vendit presidentin në lartësinë kushtetuese të detyrës së tij, personalitetin, gruan apo burrin me integritet të lartë, të gjithanshëm.Në këtë kontekst dhe në përputhje me Kushtetutën mazhoranca, e cila ka një marrëveshje për të zgjedhur me konsensusin mes PD-LSI Presidentin, është ngritur mbi këtë marrëveshje, është ngritur në lartësinë e kërkesave të Kushtetutës, të cilën e kemi shkrojtur siç ka dashur Partia Socialiste dhe siç ka kërkuar kryetari i saj. Po, kjo është e vërteta. Ka kërkuar që tre raundet e para të votohet me 3/5 dhe unë e kam konsideruar dhe e konsideroj se është në interesin më të mirë që qytetarët shqiptarë të shohin tek kryetari i shtetit një njeri me mbështetje më të gjërë të mundshme ” theksoi Berisha.
Ndërsa i është referuar kërkesës së kreut socialist për një takim me të, kryeministri Berisha theksoi se nuk mund të bëhet pjesë e shkatërrimit të zgjedhjeve.
vijon..