Tenderi abuziv, Ministri Vasili në interpelancë
TIRANE-Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili pritet të japë sot shpjegimet e tij në lidhje me shkeljet në tenderin për blerjen e pajisjeve spitalore.
Vasili është kërkuar në interpelancë nga deputeti i PS-së, Eltar Deda, pas skandalit të publikuar nga “Gazeta Shqiptare” për anulimin e financimit 1.1 milion dollarë nga Banka Botërore, pas shkeljeve të vërejtura në procedurat e tenderimit.
Deputetët e PS-së, sipas asaj që shpjegoi vetë deputeti Eltar Deda, kanë krijuar dyshimet e tyre menjëherë pas publikimit të lajmit. “Ne do të kërkojmë sqarime në lidhje me të gjitha shkeljet që janë vërejtur. Kemi dyshimet tona, konstatimet tona. Nuk jemi as në anën e përfituesve dhe as në anën tjetër, ndaj duam që kjo çështje të zbardhet”, - deklaroi deputeti socialist Eltar Deda, i cili është edhe përgjegjësi për këtë interpelancë. Deda nuk ka sqaruar më shumë rreth fakteve që janë mbledhur, për shkak se ato do t’i deklarojë sot në seancën parlamentare.
Ditën e hënë, kreu socialist, Edi Rama deklaroi se “interpelanca e përgatitur me ministrin e Shëndetësisë do të kompletojë kornizën e punës së kësaj jave parlamentare dhe të vendosë kreun e njërit prej institucioneve më të korruptuara qeveritare përballë publikut me fakte e prova domethënëse”. Çështja erdhi deri në parlament, pas letrës së Drejtoreshës Kombëtare dhe Koordinatore Rajonale për Europën Juglindore, Europën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, Jane Armitage, e cila ia kishte drejtuar atë ministrit Ridvan Bode, ku i ankohej për shkeljet në tenderin e pajisjeve shëndetësore. Por më herët, sulmet ndaj ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, erdhën prej njërit nga kolegët e tij, nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Tavo. Tavo e akuzoi publikisht Vasilin për korrupsion në shëndetësi, për dhënien e privilegjeve të afërmve të tij, por gjithashtu e akuzoi për një punë jo të dobët në krye të kësaj ministrie. Vetë ministri Vasili nuk doli asnjëherë publikisht t’iu përgjigjej këtyre sulmeve, por sqaroi në një tjetër moment vetëm deklaratat e drejtoreshës së Bankës Botërore, të cilat i hodhi poshtë.
BB: Tenderi abuziv, anulojmë financimin
Në fillim të këtij muaji, “Gazeta Shqiptare” publikoi një letër që Drejtoresha Kombëtare dhe Koordinatorja rajonale për Europën Juglindore, Europën dhe Azinë Qendrore në Bankën Botërore, Jane Armitage i kishte dërguar ministrit të Financave, Ridvan Bode në 9 gusht 2011. Në këtë letër ajo e vinte në dijeni se Banka Botërore kishte anuluar financimin prej 1.1 milion dollarësh. Kjo pasi, komisioni i Vlerësimit në Ministrinë e Shëndetësisë ka skualifikuar firmën që ka bërë ofertën më të ulët dhe ka rekomanduar një kompani, e cila ka bërë një ofertë 600 mijë dollarë më të lartë, që në këtë rast është firma “Philips”. Sipas këtyre vlerësimeve të BB-së, komisioni i Vlerësimit të tenderit ka thyer rregulloren e Bankës Botërore, duke favorizuar ofertuesin më të lartë dhe skualifikuar ofertuesin më të vogël.
(d.b/GSH/BalkanWeb)