Dështon takimi në Presidencë, Greqia shkon në zgjedhje të reja

Pavarësisht përpjekjeve Greqia shkon ne zgjedhje te reja pasi në takimin që u zhvillua sot mes krereve te partive politike parlamentare me presidentin e vendit nuk u arrit asnjë rezultat.
Takimi, i cili nisi rreth orës 14:00 dhe zgjati përreth 2 orë me radhë, nuk ishte i ftuar lideri i neonazisteve, ndersa udheheqesja e komunisteve greke Aleka Papariga nuk mori pjesë.
“Duhet të bëjmë çdo përpjekje për të formuar një qeveri uniteti me personalitete të njohur e të pranuar", ka deklaruar presidenti Papulias.
Ndërkohë kreu i Grekëve të pavarur, Panos Kamenos deklaroi se është refuzuar prapë ideja për krijimin e një qeverie kombëtare. “Preferojmë huadhënësit para një zgjidhjeje”, ka deklaruar Kamenos.
Ndërsa ministri grek i Financave, Eugenio Venizelos ka deklaruar se vendi po shkon përssëri në votime. "Le të shkojmë në zgjedhje të bashkuar. Interesat e ngushta po vihen përballë etyre kombëtare.", ka theksuar Venizelos.
Kjo ishte përpjekja e fundit e presidentit grek, Karolos Papulias për të shpëtuar vendin nga zgjedhjet e reja dhe daljen nga zona euro, me synim formimin e një qeverie teknike që do të mund ta drejtonte Greqinë për dy vjet drejt ”ujërave më të qeta”.
Edhe sipas analistëve kishte pak shpresa qe propozimi i Papulias, per nje qeveri teknokratesh.
Agjencia e lajmeve AP raportoi të hënën se lideri i PASOK, Evangelos Venizelos ka mbështetur propozimin për një qeveri ekspertësh, e cila do të miratonte zgjidhje të shpejt për krizën në vend, ndërsa është shprehur edhe ideja për të përfshirë në koalicion edhe partinë e majtë radikale “Siriza”, e cila u radhit e dyta në zgjedhjet e 6 majit.
Por lideri i “Siriza”, Aleksis Cipras është deklaruar kundër formimit të një qeverie teknokrate me ekspertë, ndërsa një qëndrim të njejtë ka shprehur edhe partia e forcave të majta demokratike DIMAR, Fotis Kuvelis, që ka 19 deputetë në Parlamentin e ri, por që përkrahja e saj është e pashmangshme dhe vendimtare.
Një pjesë e partive politike të bllokut të majtë kanë nënvizuar nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, për shkak të dështimit lidhur me formimin e Qeverisë.
Zhvillimet politike në Greqi kanë sjellë rënie të bursës në Athinë dhe në kryeqytetet europiane si dhe rënie të ndjeshme të monedhës së përbashkët në tregjet financiare botërore.