Destinacione të reja për pushimet tuaja

TIRANË - Për të gjithë pushuesit që kanë vendosur t’i kalojnë jashtë vendit ditët e nxehta të kësaj vere, kompania prestigjioze italiane e fluturimeve, “Alitalia”, nis këtë verë fluturimet në destinacione dhe shërbime të reja për klientët e saj. “Alitalia” ofron 630 fluturime ditore drejt Itali, si edhe në 83 destinacione në të gjithë botën, më shumë se çdo linjë tjetër ajrore, duke vulosur kështu pozicionin e saj në krye të linjave ajrore italiane. Pasagjerët që udhëtojnë për në destinacione të tjera, duke fluturuar për në aeroportin e “Fiumicinos” në Romë, mund të lidhen me 23 destinacione të tjera italiane, si dhe mundësi zgjedhjeje në të gjithë Evropën, vendet e Mesdheut, Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut. Saktësia e orareve dhe luksi i fluturimit me këtë linjë ajrore janë një kënaqësi më vete, të pakrahasueshme me asnjë linjë tjetër. Në tremujorin e parë të këtij viti, “Alitalia” ka arritur një përmirësim si në performancë, ashtu edhe në përgjegjësitë operacionale për të gjithë rrjetin e saj të fluturimeve. Linja e fluturimeve “Alitalia” ka qenë dhe mbetet gjithmonë më e preferuara për të gjithë klientët shqiptarë, që kanë si destinacion Italinë. Ajo është afirmuar në Shqipëri si kompania me pozicion dominues për tregun e Italisë.
21 fluturime nga Tirana
“Alitalia” mundëson në verën e këtij viti 21 fluturime direkte javore nga Tirana, 14 prej të cilave në Romë dhe 7 në Milano. Kjo kompani ofron gjithashtu një larmi të gjerë jo vetëm të komoditeteve dhe orareve të nisjes, por edhe tarifa shumë konkurruese. Nuk është e nevojshme të përmendet vëmendja e veçantë që u kushtohet të gjithë aspekteve të shërbimit dhe përpjekjeve për të rritur cilësinë e produktit. Kjo dallohet menjëherë jo vetëm në eksperiencën e udhëtimit me “Alitalian”, por edhe në ngrohtësinë tipike italiane, sharmin dhe stilin elegant të saj. Adresa në internet, “www.alitalia.com”, do t’ju ndihmojë për çdo informacion mbi destinacionet e “Alitalias”, oraret, shërbimet dhe tarifat e udhëtimit.
Fluturime edhe në Los Anxhelos
Që prej 1 qershorit të këtij viti, “Alitalia” operon nga Tirana në Los Anxhelos nëpërmjet Romës me 5 fluturime javore. Fluturimi Romë-Los Anxhelos operohet me “Boeing 777”, me 42 vende klasi biznesi dhe 249 vende klasi ekonomike, duke siguruar një orar të përshtatshëm dhe komoditet për pasagjerët. Për më tepër, “Alitalia” vazhdon të nxisë shërbimin ndaj pasagjerëve nëpërmjet investimeve të reja, duke filluar që prej ambienteve të rezervuara për pasagjerët në “Business Class”, edhe për udhëtarët më të rregullt, “Freçia Alata”, në aeroportin e Romës, “Fiumicino” dhe në atë të Milanos, “Malpensa”. Në Tiranë, pasagjerët e klasit të biznesit të “Alitalias”, si edhe “Freçia Alata plus club” dhe anëtarët “Freçia Alata Plus”, mund të shijojnë mikpritjen luksoze dhe shërbimet e ambienteve VIP në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.