E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllja e Temës, Cipa: Situatë kritike për shtypin e shkruar

TIRANE-Kryetari i Unionit të gazetarëve në Shqipëri, Aleksandër Cipa në një prononcim për TVNews24 e konsideroi mbylljen e gazetës “Tema” se “kjo është një panoramë kritike për situatën e krijuar të shtypit në Shqipëri”. Në emër të Unionit të Gazetarëve, Cipa reagoi sot për mbylljen e të përditshmes që funksiononte prej 11 vitesh duke theksuar se “Në të gjithë botën mbyllja e një organi mediatik është një akt i trishtuar cili cënon vlerat e pluralizmit dhe gazetarisë bashkëkohore”. Por, sic theksoi ai,mbyllja e një shtypi të shkruar krijon dhe intrigon për komunitetin e gazetarëvë sepse në plan të drejtpërdrejtë mbyllet tregu i punës. “Ndikon sepse, krijohen vështirësi për gjetjen e punës, dhe krijohet dhë një raport tejet kritik në kuadër të lirisë të mediave të shprehjes”. Cipa kujton se Shqipëria në vitet e fundit shënohet si një ndër vendet që kane mbyllur media jo vetëm për shkak të kushteve finianciare. “Në harkun kohor të 5 viteve të fundit në Shqipëri janë mbyllur 4 gazeta të përditshme si “Dita”, “Liberta”, dhe së fundi gazeta “Tema” dhe “Ekspres”. Kjo është një panoramë kritike për situatën e krijuar të shtypit të krijuar në Shqipëri dhe për rrjedhojë krijon dhe një problem për situatën e gazetarit në Shqipëri”. Kreu i Unionit të Gazetarëve pohon madje se mund të ketë zgjidhje por se kjo zgjidhje nuk mund të vijë nga situate e grupeve të interesit që janë aktualisht në Shqipëri. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›