E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmendet Edvini: "Do përmbys pushtetin me forcë", por puna është se s’po e pret asnjë ndërkombëtar

Mes Haxhi Qamilit dhe Mr. Bean-it, Edi Rama dëshpërohet se s’ka asnjë axhendë për takime me ndërkombëtarë dhe i mbetet të strehohet tek tezat ekstremiste të grushteve të shtetit dhe të betejave që s’kanë asgjë të përbashkët me shqiptarëtEdi Rama e ka tejkaluar mbrëmë me sinqeritetin haxhiqamilist dhe s’ka pasur të sosur me kërcënimet e tij se do të ndjekë të gjitha praktikat e lëvizjeve kastriste e maoiste, mjaft që të mbetej në politikë. Deklarimet për qindra mijëra veta në shesh merret vesh se s’kanë asnjë referencë reale, por mbrëmë, Edvini luajti piruetën, kaloi nga njëri qendrim, deri tek dialogu dhe ngritja e komisionit hetimor, duke përvijuar shëmbëlltyrën e momentit të vështirë politik që po kalon. Ende s’është marrë asnjë vendim dhe mes rrezikut për një përçarje të re të partisë, mes rrezikut për humbjen e mbështetjes së grupeve të interesit, rreziku i konfirmimit të paaftësisë për të përmbushur axhendën apatride që i është përcaktuar dhe morsa e zgjedhjeve vendore që po afron e detyruan mbrëmë Edvinin të ishte i nervozuar dhe të zihej herë me veten e herë me axhendën e gazetarëve të pranishëm në panelin e Top Channel (fort me etikë përballë linguistikës së kryetarit mandatprerë të ylberistëve). Frazat “futemi në parlament atëherë kur nuk do të kushtëzohet objekti jonë për hetimin e kutive. Ne kërkojmë një marrëveshje të negociuar mbi bazën e kërkesave tona”, ishin dëshmitare të piruetave dhe të hiçmosgjëkundi që shoqëruan kurbën politike të Edvinit. E vërteta është se ai dhe Erion Veliaj po duan të nisin një udhëtim të ri në Bruksel e Uashington për miq të rinj (masonë ose jo), me shpresë se kur të vijë misioni i radhës i Asamblesë së KE-së në Tiranë të mund të kërkohet një pazar më i lartë. Por dyshja Rama-Veliaj s’ka asnjë axhendë dhe udhëtimi është në eter, pa stacione dhe çfarëdolloj stuhie, rëre apo bore, mund ta rrëgjojë dërgatën ylberiste. Krejt kjo gjendje e pashpresë u rrëfye mbrëmë në emisionin televiziv të Top Channel dhe paralajmëroi taksiratin e institucioneve shqiptare se do t’u duhet të merren me androgjinë politikë, por bashkë me të, u përçua edhe mesazhi se ai është gjithmonë e më vetëm e gjithmonë e më shumë veç vetja e vet....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›