PDIU bashkohen camet. Koalicion me cdo parti qeverisese

Kauza çame do të jetë motivi kryesor politik që partia më e re e këtij komunitet do të ketë në të ardhmen. Bashkimi i dy partive më të mëdha çame ka sjellë një tjetër grup parlamentar por risia në këtë parti do të jetë gadishmëria për të bërë koalicion me çdo forcë politike që do të jetë në pushtet. Vetë kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet bëri me dije qëndrimet për të ardhmen.
“Ne sot po i afrohemi pushtetit, por jo si një shtyllë mbajtëse e ndonjë koalicioni politik, por duke e parë pushtetin si mjet dhe jo si qëllim. Qëllimi ynë është zgjidhja e çështjes çame si plaga më e madhe e popullit shqiptar që ende kullon gjak. Me arritjen e këtij objektivi me mjete politike, juridike, diplomatike etj, ne kemi nevojë të bashkëpunojmë me pushtetin. Ne s’mund të arrijmë asnjë objektiv kombëtar pa u përfaqësuar në institucione dhe do të punojmë që kështu të jetë gjithnjë, pavarëisht se cila forcë politike do të jetë në maxhorancë” tha Shpëtim Idrizi.
Veprimet dhe lufta për të drejtat e mohuara të çamëve janë ritheksuar dhe nga presidenti i nderit, ish- kryetari i njërës prej partive çame. Bashkimi i Partisë për Drejtësi dhe Unitet me atë për Drejtësi dhe Integrim është përshëndetur dhe ndjekur nga afër nga figura politike të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Rreth 300 mijë shqiptarë të Çamërisë jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj.
Florian Papadhimitri