Presidenti nderon Shqiponjat 1

Presidenti i Republikës Bamir Topi, njekohesisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, dekoroi ushtarakë të lartë e pjesëtarë të kontingjentit “Shqiponja 1”, ne Afganistan me “Medaljen e Mirenjohjes”. Kryetari i Shtetit shqiptar vlerësoi lart kontributin e kontingjentit “Shqiponja 1” në shërbim të ruajtjes së paqes dhe të vlerave demokratike.
Pas përfundimit te shërbimit ne Kandahar, në një ndër zonat më të nxehta, presidenti u shpreh se ushtaraket shqiptare përkrahë aleatëve tanë të NATO-s, kane dëshmuar profesionalizëm të lartë, përkushtim maksimal dhe vlera të rralla humane.
Ne ceremoninë zyrtare të zhvilluar me këtë rast në Pallatin e Brigadave ishin të pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Major Maksim Malaj, Komandanti i Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade, Viktor Berdo, dy ish-presidentët, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, ish-ministrat e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, deputetë, ambasadorët e nëntëmbëdhjetë vendeve anëtare të NATO-s, rezidentë në Shqipëri.