E Diel, 1 Nëntor 2026

Trevjetori i pavaresise se Kosoves Tirana uron Prishtinen

Presidenti Bamir Topi dhe Kryeministri Sali Berisha kanë përcjelle urime për politikën e Kosovës dhe qytetarët e saj në 3- vjetorin e pavarësisë. Si kreu i shtetit edhe ai i qeverisë, vlerësuan se Kosova ka një të ardhme të sigurt drejt Bashkimit Europian.

”17 shkurti i vitit 2008 përcaktoi në mënyrë përfundimtare fatin dhe perspektivën e qartë të Kosovës si një shtet i lirë, sovran, i pavarur dhe I orientuar në mënyrë të palëkundur drejt rrugëtimit të tij të qartë euroatlantik. Kjo datë do të mbetet e gdhendur jo vetëm në historinë e KOsovës, por dhe të mbarë kombit shqiptar si një pikë kulmore reference. Do të tregohet me krenari dhe do të mësohet ne breza të ardhshëm shqiptarësh” tha presidenti Topi.

“Kosova vjen në këtë trevjetor  e sigurt në të ardhmen e saj të shkëlqyer europiane. Ndaj t’i përcjellim me këtë rast, qytetarëve të Kosovës, qeverisë së Kosovës e institucioneve të saj, forcave politik të këtij vendi, urimet më vëllazërore e më të përzemërta, në këtë ditë që bëri të lirë, që i riktheu dinjitetin, krenarinë kombëtare jo vetëm qytetarëve të Kosovës, por shqiptarëve kudo që jetojnë, t’ju urojmë gëzuar pavarësinë e vendit” the kryeministri Berisha.

Tre vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën me institucione ende të pangritura për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për qeverine e re,megjithatë atmosfera festive nuk ka munguar pasi disa aktivitete ishin programuar nga Komuna e Prishtinës.

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›