Rama uron pavaresine e Kosoves
Lideri i opozites Edi Rama ka përcjellë urimin e tij për pavarësinë e Kosovës. Ai vlerësoi 17 shkurtin si një ditë të shënuar për historinë e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve. “Gëzuar Pavarësinë e Kosovës dhe lavdi të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e saj. Nderim të gjithë atyre që i’u përkushtuan kauzës së pavarësisë së Kosovës. Sukses të gjithë udhëheqësve politikë kosovarë në ndërtimin e një shteti modern europian për të mirën e çdo qytetari të Kosovës dhe të fëmijëve që rriten e do të rriten në Kosovën e pavarur” tha Rama.