Detajet e para te fushates se pandershme
U bene disa dite qe ne adrese te e-mailit vijne lajme dhe foto te gatshme te kandidatit te Berishes per Bashkine e Tiranes. Po ashtu ne adrese te televizioneve kane nisur te shkojne kaseta te montuara te tij. Kam frike se pak me vone te njejten gje do te bejne dhe kundershtaret e tij ne opozite duke rikthyer debatin mbi pasqyrimin e fushates elektorale aty ku mbeti ne fund te zgjedhjeve te vitit 2009.
Kam pare qe media me e madhe televizive ne vend Top Channel ka filluar ti transmetoje ato kronika me shenimin qe kjo ka ardhur e gatshme nga stafi i kandidatit te Sali Berishes ndersa TV Klan nuk e thote edhe pse po tia lesh ne dore stafit te tij e ben montimin e kasetes me mire se stafi medioker i Berishes.
Kjo situate pervecse eshte nje deformim i madh i misionit te informimit publik nga media televizive dhe ajo e shkruar eshte dhe nje shkelje flagrante e ligjit per transmetimet televizive. Nese nje kasete transmetohet si oferte e stafit elektoral ajo atehere nuk eshte asgje tjeter vecse reklame televizive falas dhe ligji shqiptar i transmetimeve televizive ndalon transmetimin brenda emisionit te lajmeve te reklamave.
Por dhe nese nuk do te ishte kjo pengese ligjore do te ishte e tepert te ridiskutonim nese ia vlen te reduktohet stafi i TV-ve dhe gazetave ne korriere kasetash apo faqoses te e-maileve qe vijne ne redaksi. Me tej akoma ne horizont nje dinozaur i medies shqiptare radiotelevizioni publik po mban nje qendrim barbar ndaj publikut jo vetem duke u perdorur si qender zeri kunder opozites por dhe duke thyer cdo germe dhe nen te ligjit per radiotelevizionin publik duke perdorur nje gjuhe armiqesore dhe fyese ndaj opozites.
Edicionet e lajmeve nisin dhe mbarojne me spikere qe kalojne gati ne orgazem kur flasin per kandidatin e Berishes ne Tirane dhe pastaj burra fytyrevrenjtur qe mallkojne opoziten. Ne kete situate do te ishte mire qe ne tryezen e bisedimeve te partive politike nese ajo arrin te katandise dicka deri ne fund dhe nese do te na jape shans te kemi zgjedhje te vendosen rregulla te qarta dhe te ashpra ndaj medies televizive publike sic eshte RTVSH dhe rregulla te qarta profesionale ndaj medies televizive private.
Duhet te sanksionohet qarte qe raportet ne emisionet e lajmeve duhet te prodhohen nga gazetare ne terren ndersa nese partite kane kaseta te tyre per te transmetuar ato te perfshihen ne nje minutazh shtese qe shkon per llogari te propagandes se tyre elektorale. Do te ishte e udhes meqe RTVSH eshte kthyer ne nje cete primitive agjitpropi institucioni i monitorimit te fushates ti jepej ne shumice opozites dhe perfundimet e raportit te kishin fuqi ndeshkuese mbi ekipin e RTVSH.
E njejta gje duhet bere edhe per medien elektronike private nese ajo shkel rregullat e prodhimit te informacionit brenda emisionit te lajmeve. Do te ishte e neveritshme qe ne kushtet e nje kontrolli te pameshirshem te medies nga qeveria nen kercenimin e buldozereve dhe gjobave nga nje ane dhe joshjeve me thase me pare nga ana tjeter te perfundonim ne nje fushate te trukuar elektorale ku lajmet do te ishin qoka te ekraneve per partite politike.
Nje problem tjeter eshte paraprodhimi i reklamave negative te qeverise te cilat sic eshte bere zakon muajt e fundit publikohen ne emer te nje OJQ-je me emrin Zgjohu. Reklamat negative jane pjese e cdo fushate dhe ato nuk mund ti ndaloje askush. Ato nuk e cenojne thelbin e fushates bile shpesh mund te vlejne per ta njohur me mire kundershtarin. Problemi qe lind ne kete rast nuk eshte permbajtja e reklamave por parate qe perdoren per to. Nje OJQ duhet te deklaroje ne bilancin e saj donatorin dhe projektin perkates si dhe zerat ku i ka shpenzuar keto pare.
Kjo OJQ per shkak te sensibilitetit qe krijon ne klimen e zgjedhjeve duhet te detyrohet te beje publike burimin e financimit dhe shpenzimet per fushaten publicitare negative. Problemi eshte qe nga vezhgimet tona prane televizioneve qe transmetohen keto reklama na rezulton se aty nuk paguhen nga levizja Zgjohu por nga nje studio reklamash qe merret me fushaten e Partise Demokratike.
Ne adrese te kesaj studioje nga buxheti i Ministrise se Integrimit Ministrise se Kultures dhe Ministrise se Teknologjise dhe Informacionit kane shkuar vitet e fundit qindra-mijera euro per te mbuluar shpenzimet e mitingjeve te PD-se. Gazeta Tema ka siguruar fatura origjinale te TV-ve per kete studio dhe ketu nuk ka fare levizje Zgjohu. Ketu kemi te bejme me nje problem te rende financiar i cili sic theksoi dhe ambasadori i OSBE dje cenon pikerisht klimen e gares se barabarte.
Ne rastin korrekt nuk kemi pse citojme levizjen Zgjohu pasi ajo eshte thjesht nje emer qe merr nje rroge ne nje TV te qeverise por duhet te hetojme dhe te bejme publik milionat qe kane shkuar nga fondet e qeverise shqiptare tek kjo kompani reklamash e PD-se dhe faturat qe kjo po paguan per nje fushate te paligjshme publicitare. Kjo eshte nje pabarazi barbare me leket e qytetareve shqiptare pasi ne emer te kesaj shoqate deri tani jane shpenzuar me shume para se sa ka marre gjithsej Partia Socialiste per zgjedhjet e 8 majit. Dhe kjo besoj qe duhet mbajtur shenim per te cuar para drejtesise ata qe kane devijuar parate e qytetareve per llogari te tyre.
Se fundmi eshte dhe problemi ne dukje formal i dy ministrave te dorehequr formalisht. Njeri prej tyre sidomos Ministri i Brendshem duhet te zevendesohet urgjentisht. Opozita bile duhet te siguroje Berishen qe eshte e gatshme tia votoj cdo kandidat dhe nese nuk i ka votat por ai duhet te zevendesohet. Arsyeja eshte e thjeshte. Bashkimi Europian ka thene se pergjegjese per keto zgjedhje do te jete qeveria shqiptare dhe Ministri i Brendshem eshte personi pergjegjes per keto zgjedhje.
Ai nuk mund te jete dhe aktor dhe arbiter i ketyre zgjedhjeve. Nga ana tjeter ne nuk mund ta leme anonime pergjegjesine nese zgjedhjet prishen apo bllokohen per shkak te papergjegjshmerise se qeverise. Ministri i Brendshem duhet te zevendesohet urgjent pa nisur dita e pare e fushates. Une e di qe ai do te perdore serish makinat e drejtoreve karburantin telefonat dhe gjithcka ka por prape eshte e rendesishme ta dorezoje formalisht nje copez te pushtetit qe po keqperdor.
Kontrolli mbi medien permes informacionit te montuar dhe presioneve financiare fushatat e pista publicitare me paret e taksapaguesve dhe qendrimi ne detyre si Minister i dorehequr i nje kandidati te rendesishem ne keto zgjedhje jane nje deformim i madh i atyre qe ambasadori i OSBE ne Tirane i vleresoi dje si kushte te barabarta gare.