Himara protagonizem per servilizem politik
TIRAN - Nese zgjedhjet e ardhshme per te gjithe Shqiperine jane zgjedhje politike ne Himare kjo beteje mund te shikohet per ceshtje kombetare. Bashkia qe drejtohet nga Vasil Bollano ka qene dhe shkaku i ndarjes se PBDNJ-se me PS-ne. Ne nje interviste te dhene per gazeten Shekulli deputeti socialist per Qarkun e Vlores Fatmir Toci komenton situaten politike ne Himare.
Ai thekson se ne Himare vecanerisht ne prag dhe gjate fushatave zgjedhore kemi nje zgjim te interesit per kete njesi vendore dhe nje fare protagonizmi qe nxitet artificialisht. Sipas tij dikujt kjo i intereson ndoshta per te terhequr vemendjen dhe siguruar mbeshtetje me te madhe nga segmente nacionaliste joshqiptare qe paradoksalisht vazhdojne ta konsiderojne Himaren minoritet.
Zoti Toci nese ne zgjedhjet e 8 majit ne te gjithe Shqiperine do te zhvillohet nje beteje politike ne Himare kjo beteje do te jete per ceshtje kombetare. Kandidaturat per kete zone kane qene ne vijimesi ne vemendje te publikut. Si e konsideroni betejen zgjedhore ne kete qeverisje vendore
Kam verejtur dhe gjithnje kam besuar se ne Himare vecanerisht ne prag dhe gjate fushatave zgjedhore kemi nje zgjim te interesit per kete njesi vendore dhe nje fare protagonizmi qe nxitet artificialisht edhe pse eshte nje nga bashkite me te vogla te vendit madje me pjesemarrjen ne votime nga me te uletat per shkak kryesisht te emigracionit dhe punesimit te banoreve ne vendet fqinje para se gjithash ne Greqi.
Padyshim qe dikujt kjo i intereson ndoshta per te terhequr vemendjen dhe siguruar mbeshtetje me te madhe nga segmente nacionaliste joshqiptare qe paradoksalisht vazhdojne ta konsiderojne Himaren minoritet nderkohe qe historia e treves karakteri etnik shqiptar gjuha trashegimia kulturore demografia historike etj. flasin ndryshe dhe kane vertetuar te kunderten. Fushata zgjedhore nuk ka perse te degradoje ne nje beteje per ceshtjen kombetare sic e quani ju.
Nese ne zgjedhjet e viteve te kaluara fushata ka pasur ngjyrime te tilla kjo ka ndodhur per shkak te mungeses se funksionimit te shtetit shqiptar ne kete zone dhe servilizmit politik te qeverive qe kane drejtuar vendin ndaj ndonje vendi fqinj ne njezet vjetet e shkuara. Ju pyesni se si e konsideroj betejen zgjedhore ne kete njesi vendore. Dua te mendoj dhe besoj se fushata dhe zgjedhjet do te zhvillohen normalisht.
Fakti qe te dy koalicionet e medha dhe dy parti te tjera qe perfaqesojne pakicat kombetare kane shpallur kandidatet e tyre do tu japin mundesi banoreve te Himares te mbeshtesin ate force politike qe deshirojne dhe jo sipas skemave te dyshimta qe shpesh politika i ka bere duke trazuar edhe qetesine qytetare te nje komuniteti qe shquhet per temperament te zjarrte. Kujdesi i shtetit shqiptar qe te mos lejoje nderhyrjen provokuese te njerezve te veshur me pushtet apo me imunitet nga brenda apo jashte vendit do te ishte nje faktor i rendesishem per ecurine normale te procesit te votimit.
Zona e Himares ka sjelle dhe largimin e Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut nga Aleanca per te Ardhmen. Cila ishin arsyet qe Partia Socialiste nuk pranoi te negocionte lenien e Himares partise qe drejtohet nga zoti Dule
PBDNJ-ja eshte nje prej aleateve te Partise Socialiste dhe te Opozites se Bashkuar. Edhe ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ajo ishte pjese e koalicionit opozitar ndersa ne zgjedhjet vendore qe po afrojne me PBDNJ-ne eshte vendosur nje marredhenie e vecante pak me ndryshe se me aleatet e tjere opozitare te cilet kane firmosur koalicionin per perfaqesimin me kandidate te perbashket ne keto zgjedhje.
Kjo marredhenie e vecante eshte e shprehur me lirine per te kandiduar e vetme ne disa zona specifike te vendit kryesisht minoritare ku ndikimi i PBDNJ-e eshte i njohur. Ne kete liste hyn edhe Bashkia e Himares. Ne njesi te tilla vendore PS do te mbeshtese kandidaturat e PBDNJ-se si shprehje e aleances ndersa ne Himare eshte rene dakord qe secila prej te dy forcave politike te konkurroje me kandidatet e saj.
Ka qene edhe kerkesa insistuese e strukturave te PS-se se Himares per te garuar e vetme ne keto zgjedhje sepse ne kete menyre do te kishim nje motivim dhe kompaktesim te metejshem te tyre por edhe pakenaqesia ne rritje dhe jo vetem e ketyre strukturave ndaj kryetarit aktual te Bashkise se Himares i cili ne krye te organizates Omonia ka qene shpesh protagonist dhe provokues per ceshtje me karakter kombetar.
Kryetari i Bashkise se Himares Vasil Bollano eshte kritikuar shpeshhere nga mediat dhe opinioni publik ne lidhje me qendrimin e tij per ceshtjet greke. Cili eshte vleresimi juaj per kete kandidature
Mendoj se z. Bollano ne rolin e kryebashkiakut te nje qyteti shqiptar si Himara ku detyra ia kerkon te perfaqesoje interesat e votuesve shtetas shqiptare duhet te tregohej me i matur ne deklaratat dhe veprimet e tij per te qene nje faktor qetesie stabiliteti e bashkepunimi me banoret dhe jo te nxise pakenaqesi e situata te tensionuara me qendrime qe skane te bejne me ushtrimin e funksioneve te detyrave te tij funksionale.
Midis PS-se dhe PBDNJ-se ka nje marreveshje te posacme per zonat elektorale. Socialistet do ti lene zona te lira partise qe mbron te drejtat e minoritareve ndersa kjo e fundit nuk do te nxjerre kandidate ne disa zona per te mos ndikuar negativisht ne rezultatin e PS-se. Po ne Himare do te zbatohet kjo marreveshje
shte ajo marreveshje qe u theksua edhe me lart dhe per arsyet qe u thane. Ne Himare Partia Socialiste do te kete kandidatin e saj ekonomistin Jorgo Goro nje emer te njohur e te respektuar ne te gjithe zonen me njohuri dhe pervoje ne drejtimin dhe administrimin e strukturave ne pushtetin vendor. Ndersa PBDNJ do te perfaqesohet me Vasil Bollanon kryetarin aktual te Bashkise.
Fakti qe kjo marreveshje eshte arritur me shume mirekuptim dhe ne interes te te dy paleve tregon se PBDNJ vazhdon te mbetet pjese e koalicionit opozitar dhe nje force politike me rendesi dhe e cmuar ne luften e perbashket per rrezimin e ketij pushteti te korruptuar qe e ka mberthyer per gryke Shqiperine.
Sa jane mundesite reale qe Partia Socialiste te fitoje Bashkine e Himares permes kandidatit te Aleances per te Ardhmen Jorgo Goro
Strukturat e Partise Socialiste dhe une kemi besimin se kandidati yne ne Himare Jorgo Goro do te jete fitues. Jo vetem per shkak te keqqeverisjes se pushtetit vendor gjate ketyre viteve dhe qendrimeve te njohura konfliktuale te drejtuesit te saj por edhe ndaj kandidatit te PD-se i cili do te jete i detyruar te mbroje nje kauze te deshtuar dhe korruptive larg interesave te banoreve te Himares dhe me synim grabitjen e tokave ne bregdet kunder interesave te pronareve te ligjshem.
Besimi yne bazohet edhe ne studimin e rezultateve te votimit ne zgjedhjet e fundit te cilat tregojne tendencen ne rritje te votuesve te majte ne Bashkine e Himares. Keshtu po tu referohemi shifrave per zgjedhjet e vitit 2009 numri i votuesve per tri forcat kryesore politike ne bashkine e Himares ka qene PPDNJ - 669 votues Partia Socialiste - 665 dhe Partia Demokratike - 571 votues. Pra PPDNJ ka marre vetem 4 vota me shume ne raport me votat qe mori Partia Socialiste ne kete fushate.
Me krizen e gjithanshme qe ka mberthyer aktualisht gjithe vendin gjendjen e rende ekonomike qe po e ndien cdo shqiptar korrupsionin galopant dhe keqqeverisjen besimi ne fitoren e kandidatit socialist eshte edhe me i madh.
Zoti Toci jane hasur probleme te infrastruktures zgjedhore dhe a eshte gjithcka ne rregull per te garantuar qe vullneti i ketyre banoreve te reflektohet dhe ne drejtuesin e ardhshem te kesaj bashkie
Problemet me te medha Himara i ka me pjesemarrjen e ulet ne zgjedhje per shkak te emigracionit. Ne zgjedhjet e fundit ne Himare votuan vetem 2433 votues 22.84 te zgjedhesve ndersa ne vitin 2007 pjesemarrja ne zgjedhje ishte 2571 vete 25.57 . Kjo do te thote se eshte nje minorance qe vendos se kush do ta drejtoje pushtetin vendor ne 4 vitet e ardhshme.
Por edhe rreziku me i madh vjen pikerisht nga perpjekjet per te manipuluar me emrat e himarjoteve qe nuk do te mund te vijne diten e votimit. Saktesia e listave perfundimtare qe nuk kane dale akoma manipulimet me kartat e identitetit prurjet e pakontrolluara te votuesve qe vijne nga jashte vendit dhe presione te tyre si dhe tendencat per votime familjare jane disa prej shqetesimeve per infrastrukturen zgjedhore edhe ne Himare.
Por kete here strukturat e PS-se nepermjet komisionereve vezhguesve dhe mbeshtetesve te tyre jane me te organizuara e me te perkushtuara se kurre per ruajtjen dhe garantimin e votes se qytetareve te tyre.
Cilat jane problemet e tjera qe hasen ne kete zone dhe cfare kerkoni ju qe te ndryshoni
Problemet kryesore jane ato qe pritet te shfaqen ne gjithe vendin manipulimet me listat kartat e identitetit jo te rregullta perdorimi i administrates ne zgjedhje presionet dhe kercenimet ndaj njerezve te punesuar ne administrate blerja e votes duke shfrytezuar varferine e njerezve premtimet e mashtrimet elektorale etj. E vecanta per Himaren dhe nje rrezik per prishjen e normalitetit te procesit zgjedhor do te ishin edhe protagonizmi dhe faktorizimi si nje njesi vendore specifike dhe e vecante ne nje kohe qe Himara eshte vetem nje bashki madje nder me te voglat per nga numri i pjesemarresve ne votim.
Dhe kete gabim pa dashje e bejme te gjithe nga pak ne prag te fushatave zgjedhore politika media shoqeria civile madje dhe nje mase e madhe e njerezve te thjeshte ne emer te nje rreziku qe na vjen nga nacionalizmi i cili ne te vertete ekziston vetem ne mendjen e disa njerezve apo segmenteve te interesuara per zhurme e destabilizim.
Intervistoi Denis Dedej