Detet kërcënojnë miliona njerëz

Rritja e nivelit të deteve në Oqeanin Indian paraqet rrezik për shumë milionë banorë përgjatë brigjeve të Bangladeshit, Indonezisë dhe Shrilankës, thuhet në një hulumtim të fundit shkencor.
Hulumtuesit nga Colorado University dhe nga National Centre for Athmospheric Research nënvizojnë se rritja e nivelit të deteve kryesisht shkaktohet nga ndryshimet klimatike dhe nga uji gjithnjë e më i ngrohtë, por edhe nga ndryshimet që po shfaqen në lëvizjet atmosferike.
Autorët e hulumtimit më të ri, pohojnë se niveli më i lartë i deteve do të mund t’i përkeqësojë akoma vërshimet gjatë zezonës së shirave monsunike, duke shtuar kështu rrezikun ndaj të mbjellave, shtëpive dhe vetë ekzistencës së njerëzve.
Sipas tyre, është i nevojshëm një kuptim edhe më i mirë i këtyre ndryshimeve, në mënyrë që në të ardhmen të përmirësohet vlerësimi i rrezikut dhe vetë planifikimi i tij.
Niveli i deteve mesatarisht rritet për tre milimetra. Shkencëtarët për rritjen e temperaturave i fajësojnë sasitë gjithnjë e më të mëdha të gazrave të emetuara, të cilat krijojnë efektin e serrës, sikurse që është dyoksidi i karbonit gjatë djegies së karburanteve fosilike, duke akumuluar kështu nxehtësinë në atmosferë.
Oqeanet e absorbojnë pjesën më të madhe të kësaj nxehtësie, për ç’shkak pastaj rriten dhe zgjerohen nivelet e deteve. Një temperaturë më e lartë e ajrit shkakton shkrirjen e akullnajave, ndërkohë që po zhduken edhe pjesë të mbulesës së akullt në Grenlandë dhe në Antarktikun perëndimor.
Ekipi hulumtues për studimin e vetë shfrytëzoi të dhënat afatgjate për klimën, vrojtimet satelitore dhe modelet kompjuterike klimatike, për të fituar kështu një pamje më të mirë të rritjes së nivelit të deteve dhe të Oqeanit Indian që nga vitet e 60’a të shekullit të kaluar.
U zbulua se rritja e nivelit të deteve ishte dhe mbetet veçanërisht e shprehur përgjatë brigjeve të Gjirit të Bengalit, Detit të Arabisë, Shrilankës, Sumatrës dhe Javës, dhe se, në nivel vjetor, në këto zona do të mund të vije deri te një rritje edhe më e madhe e nivelit të ujit.
Mirëpo, në hulumtim gjithashtu theksohet se në disa zona të caktuara erdhi edhe deri te ulja nivelit të deteve, e cila dukuri vërehet më së miri në Ishujt Seyschelle dhe afër Zanzibarit, në Tanzani.
Njëri nga autorët e hulumtimit, Gerrald Mel, theksoi se shema e rritjes së nivelit të deteve “nuk është e njëtrajtshme gjeografikisht”.
Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në edicionin e fundit të zhurnalit ‘Natural GeoScience’.