E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deti Adriatik nën vëzhgim të rreptë

Palët kanë nënshkruar edhe një marrëveshje, e cila konsiston në bashkëpunimin për mbikëqyrjen ajrore dhe detare, me synim monitorimin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

“Kushdo që kryen krime si në territorin shqiptar, ashtu edhe në territorin italian, mesazhi është shumë i qartë, dënimi është i padiskutueshëm, vënia përballë organeve të drejtësisë është e padiskutueshme”, theksoi Burgaj.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane shprehu vlerësimin për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e ngushtë mbi 15 vjeçar ndërmjet strukturave policore të dy popujve tanë miq.

“E kemi nisur bashkëpunimin midis nesh në kohë shumë më të vështira, kemi zhvilluar një bashkëpunim në fushën e kontrollit të territorit, të investigimeve, të inteligjencës  dhe në krijimin e grupeve të përbashkëta të punës që kanë ditur të interpretojnë më së miri interesat e të dyja vendeve. Tani jemi këtu për të studiuar forma të reja të bashkëpunimit dhe për t’i realizuar ato brenda një periudhe të shkurtër. Ne së bashku, me të gjithë zemërimin, vendosmërinë, profesionalitetin dhe eksperiencën e fituar gjatë këtyre viteve do të bëjmë të mundur që ta godasim krimin në të dy vendet tona”,  theksoi Manganelli.

Në fund të këtij takimi dy zëvendësdrejtorët homologë të Policisë shqiptare dhe italiane, Zv/ drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Agron Kuliçaj dhe Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane z. Francesco Cirillo nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes dy policive. /Start/

                                                                                             2012-05-16 15:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›