Raporti për HEC-t, shkarkohet drejtori i koncesioneve

Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Koncensioneve, Shkelqim Kerluku, shkarkohet nga detyra. Këtë e bëri të ditur ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, i theksoi se "po studiojmë me seriozitet raportin e KLSH. Do marrim çdo vendim në bazë të ligjit, duke njoftuar edhe publikun çdo ditë".
Nga raporti i publikuar një ditë më parë, bëhej me dije se Ministria i ka shkaktuar shtetit shqiptar rreth 1 miliardë lekë ose 11 milionë dollarë të ardhura të munguara, për shkak të mos zbatimit të procedurave ligjore për dhënien e lejeve koncensionare për ndërtimin e hidrocentraleve.
Kontrolli u zhvillua për periudhën periudhën 1 janar 2010- 30 shtator 2011. Sipas raportit, u konstatuan shkelje, mungesë bashkëpunimi mes AKBN, ATRAKO me METE-n, mosfunksionim i tyre sipas kërkesave të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. /Start/
2012-05-16 15:42