Reshjet e majit sjellin energji edhe për verën

Shiu i rënë ka bërë që të sigurohet edhe energjia elektrike për periudhën e verës.
Sipas të dhënave të Korporatës Energjetike Shqiptare, rezerva e ujit do të mund të prodhojnë rreth 1 miliard e 250 kwh energji. Sipas KESH-it, niveli në Fierzë arrin sot 294.5 metra me prurje anësore 300 m3/sek, në liqenin e Komanit niveli arrin 169.39 metra me prurje 160 m3/sek dhe në Vaun e Dejës, 73.07 metra.
Në fillim të muajit prill nisja e reshjeve të pranverës dhe fillimi i shkrirjes së ngadaltë të dëborës në zonat malore ndikuan në rritjen e nivelit të ujit në liqenet në kaskadën e Drinit dhe në HEC-in e Fierzës niveli arriti 272,5 metra. Në total konsumi i energjisë sot arrin 16-17 milionë kilovatorë në ditë. Për shkak të konsumit të lartë të energjisë, KESH ka llogaritur që të mos nisë eksportin e saj. /Start/
2012-05-16 15:48