Deti, AK: Vendimi i Kushtetueses, i paprekshëm

Sipas AK-së, çdo rinegociim i marrëveshjes detare me Greqinë është akti tradhtie mbi interesat e kombit shqiptarë dhe Republikës së Shqipërisë.
“Bëri mirë ministri i Jashtëm që na informoi pas muajsh heshtjeje që grupet e punës po punojnë për riformulimin e marrëveshjes e cila mesa dukët deri në shtator kur Panariti do të takojë Avramopullos do të jetë gati, e hartuar dhe përpiluar sipas interesave të Athinës zyrtare”, tha Sekretari Organizativ i kësaj partie, Redi Ramaj. Kjo parti paralajmëron protesta masive nëse plotësohen sipas saj, tekat e Athinës për ndryshimin e kufijve të Republikës së Shqipërisë.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është më shumë se i qartë kur cilëson antikushtetuese marrëveshjen e kufijve detare me Greqinë dhe nuk le hapësira për të punuar mbi të. Asnjë projekt gazsjellësi apo naftësjellësi nuk mund të këmbehet me kufijtë e territorit të Republikës së Shqipërisë dhe për këtë i garantojmë Sali Berishës dhe Edmond Panaritit se shqiptarët do të jenë ata që do të mbrojnë kufijtë e tyre ndaj çdo akti tradhtar të thurur nën rrogozin e diplomacisë së gjunjëzuar”, përfundoi Ramaj. /S.Lleshi/Start/
2012-08-14 15:13